KDI: Procesi i rivotimit i ka përmbushur standardet
Faqja 1 e 1
KDI: Procesi i rivotimit i ka përmbushur standardet
Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në veprim”, ka vlerësuar se procesi i përgjithshëm i rivotimit në Prizren dhe Lipjan i ka përmbushur kënaqshëm standardet për zgjedhjet të lira dhe të drejta, përkundër disa parregullsive që janë vejtur.
Ndër parregullsitë kryesore që kanë hasur vëzhguesit e Demokracisë në Veprim kanë qenë votimet familjare, prezenca e vazhdueshme e personave të paautorizuar nëpër vendvotime, asistimi i votuesve nga ana e vëzhgueseve të partive politike, keqpërdorimi i pozitës së menaxherëve të qendrave të votimit, votimet e hapura dhe fotografimi i votave nga shoqëruesit e votuesve.
Besnik Ramadanaj, nga "Demokracia në veprim", ka vlerësuar të hënën se procesi i përgjithshëm i rivotimit në këto dy komuna i ka përmbushur kënaqshëm.
Ndërsa sa i përket komunës së Gjilanin, Ramadanaj ka thënë se duhet që të bëhet një zgjedhje sa më e shpejt, që edhe në këtë komunë qytetarët të kenë një qeverisje legjitime. /rtv21/telegrafi/
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi