Berbatov frikësohet për fatin e vëllait
Faqja 1 e 1
Berbatov frikësohet për fatin e vëllait
Manchester, 30 korrik - Ylli bullgar i futbollit, Dimitar Berbatov, është duke u frikësuar se vëllai i tij është kidnapuar nga gangsterët, shkruan gazeta angleze "The Sun" të enjten. Sulmuesi i Manchester Unitedit është duke përcjellë zhvillimet në vendlindjen e tij në Bullgari, ku vëllai i tij, Asen, nuk është parë tash e një muaj.
Asen 23-vjeçar thuhet të ketë pasur borxhe të mëdha në biznes në një butik të cilin e udhëheq me bashkëshorten Mimi. Tre muaj më parë policia kishte hyrë në shtëpinë e tij dhe kishte marrë kompjuterët dhe dokumentet si dëshmi për një hetim për mashtrim me kartela të kreditit.
Shokët e vëllait të futbollistit thonë se ai është zhdukur tash e një muaj dhe nuk u është paraqitur fare thirrjeve telefonike.
Policia në qytetin jugor Blagoevgrad është në dijeni për zhdukjen e vëllait të Berbatovit, por ende nuk i ka nisur hetimet, pasi nuk është raportuar si i zhdukur nga familja.
"Derisa nuk ndodh kjo ne nuk mund të hetojmë", ka thënë një zyrtar i policisë në Blagoevgrad.
Vitin e kaluar u njoftua se familja e Berbatovit ishte kërcënuar nga gangsterët bullgarë që kishin kërkuar 500 mijë funte nga sulmuesi. Berbatov 29-vjeçar thuhet të ketë pasur mosmarrëveshje me vëllanë e tij të ri, Asen, për shkak të problemeve që kishte ky i fundit me bixhozin dhe kokainën.
Similar topics
» Mera Zymeri - Fatin ne dor e ke 2012
» Aurela Gaçe: “Fatin dhe punën nuk mund të ma mohoj askush përveç Zotit”
» Aurela Gaçe: “Fatin dhe punën nuk mund të ma mohoj askush përveç Zotit”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi