Mbahet Java e modës në Kosovë
Faqja 1 e 1
Mbahet Java e modës në Kosovë
Agjencia i modës Gecjan Group në bashkëpunim me RTV 21 realizojnë javën e modës KOSOVA FASHION WEEK 2009.
Ky organizim për nga niveli i kreatorëve prezantues, modeleve që sfiluan dhe salloneve të bukurisë që u prezantuan në javën e modës u cilësua si organizimi më i madh i modës që është mbajtur deri më tani në Kosovë.
Një javë mode që ndërthuri në vete stilin dhe koherencën e kreatorëve, shtëpive të modës, shkollave të modës, kreatorëve për fëmije dhe salloneve të bukurisë në një organizim që ngjasonte me evenimentet ndërkombëtare të modës.
Në një skenografi të modelit fashion, të parat që sfiluan ishin vajzat me uniforma ushtarake te moderuara, të dizajnuar nga “djelli fashion” dhe nën petkun e Gecjan Army duke simbolizuar në këtë formë gatishmërinë e modeleve shqiptare që ti pushtojnë pistat më të mëdha botërore të modës.
Të përcjellë nën duartrokitjet e shumta të publikut në sallë, kreatorët e prezantuan modën e fundit të veshjeve të dizajnura nga vetë ata dhe të punuara enkas për Kosova Fashion Week 2009.
Kreacionet e stilistëve shqiptarë u prezantuan nga 42 vajza të përzgjedhura në mesin e 553 vajzave që kanë aplikuar për pjesëmarrje në KFË 09. Të gjitha veshjet që u prezantuan në Kosova Fashion Week do të jenë në shitje gjatë kohës së transmetimit të Javës së modës në RTV 21.
Kosova Fashion Week do jetë një organizim tradicional në të cilin gjithmonë kreatorëve shqiptarë do t’u jepet mundësia që t’i prezantojnë kreacionet e tyre dhe njëkohësisht të kenë mundësinë e shitjes së tyre direkt përmes porosisë.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi