Aida largohet nga shtëpia
Faqja 1 e 1
Aida largohet nga shtëpia
Spektakli i "Big Brother" ka shënuar emocione të forta të shtunën mbrëma, në mes të dy konkurrenteve mjaft të forta dhe të përfolura, Adelajdes dhe Aidës.
Publiku nga shtëpia votoi Aiden, konkurrenten që duhej ta linte shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Spektakli kishte rezervuar edhe mjaft surpriza për banoret. Një ekran i vendosur brenda shtëpisë ka dhenë sekuenca te ndryshme mes Arjonit dhe Anjezës, e ndërsa për herë të parë në publik janë shfaqur motra e Arjonit duke biseduar me Anjezën dhe motra e Anjezës duke biseduar Arjonin rreth lidhjes se tyre.
Por njëra nga befasitë më të mëdha dhe te këndshme të mbrëmjes kishte të bënte me çiftin më të përfolur, Adelajda dhe Bjordi. “Big Brother” zgjodhi nga publiku nënën e Bjordit, Antonetën për të realizuar dhe surprizën më të këndshme të mbrëmjes.
Një letër e Bjordit e shkëputur nga ditari i tij u lexua në publik, ku Bjordi i kërkoi ndihmë nënës në lidhje me dashurinë me Adelajden. Tepër e emocionuar Antoneta pohoi gjate spektaklit se do ta përkrahë këtë lidhje.
Ajo u beri thirrje prindërve të Adelajdes që ta përkrahin këtë ndjenjë të bukur dhe të sinqertë duke thyer kështu një mentalitet të fortë të qytetit të tyre të Kavajës.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi