I forti i “Kafenesë...” Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

I forti i “Kafenesë...” Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I forti i “Kafenesë...”

Shko poshtë

I forti i “Kafenesë...” Empty I forti i “Kafenesë...”

Mesazh nga X-man Tue May 05, 2009 7:30 am

I forti i “Kafenesë...” F.0430140203536_m


Aktori Astrit Kabashi, i takon gjeneratës së re të aktoreve të shkolluar, i cili gjithnjë e më shumë po e pushton skenën e tetarit tone. Ai, me pamjen karakteristike, zërin e bukur dhe kreacionet skenike po përvetëson publikun dhe po jep gjithnjë e më shumë role të realizuara. Për të skena është e magjishme, por dhe e vështirë. Megjithatë, është i vetëdijshëm se kalitja në skenë i bën mirë çdo aktori dhe e sprovon atë për të qenë njeri i artit dhe i skenës. Ai, deri tashti ka dëshmuar pjekuri, seriozitet dhe kreacione skenike. Mosha e tij jep për të shpresuar se nga Astriti do të presim shumë role interesante dhe të realizuara.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Në “Kafeneja jonë” interpretoni rolin e Bekimit, një rol problematik, por që e ‘qetëson’ situatën?

Astriti: Unë nuk mendoj që Bekimi gjithmonë e qetëson situatën, shpeshherë edhe e problematizon atë edhe më shumë, por pajtohem edhe me ju që shpesh e qetëson situatën.
Bekimi, ose Astrit Kabashi është roli më simpatik në kafene, e cila ka shumë nevojë për një njeri që të vejë rregull në të. Sa arrini ju të vëni rregull në kafe, nëse mund të ketë rregull?

Astriti: Shpeshherë vë rregull në kafene, por në të shumtën e rasteve, unë më shumë shkaktoj probleme në kafene. Më shumë heqin personazhet tjera prej Bekimit, sesa Bekimi prej tyre.

Si e përjetoni rolin e të ‘fortit’, a është mirë të jesh i fortë, madje edhe në rol?

Astriti: Nuk është keq me qenë i fortë, mirë është me qenë i fortë, por jo edhe me qenë mafioz. Në rol ndihem mirë, është një rol i lezetshëm.

A ju njohin më shumë përmes këtij roli, apo për ndonjë rol tjetër, dhe si ndiheni nëse identifikoheni si Bekimi,e jo si Astriti?

Astriti: Tashti, Bekimi është pjesë e përvojës sime, pjesë e punës sime. Nuk ndihem keq edhe kur njerëzit më identifikojnë si Bekimin, sepse ky serial u servohet çdo të hënë shikuesve. Dhe njerëzit janë mësuar të më shohin si Bekimin. Dhe, shpeshherë më identifikojnë si Bekimin. Por ka edhe njerëz që më njohin nga rolet tjera televizive, ose shfaqjet tjera dhe teatri.
Keni luajtur edhe në shfaqjen teatrore, bashkë më Gresa Pallaskën. Ekziston bindja se keni pasur rolin më të realizuar deri me tash?

Astriti: Unë, mendimi im personal, është që ky rol është një prej roleve më të realizuara. Por, për rolin më të realizuar kam kohë dhe mendoj se ende nuk është bërë. Por ka edhe role tjera që kanë qenë shumë të realizueshme, si roli i profesorit te shfaqja “Mësimi” dhe shumë e shumë role tjera. Unë mendoj që të gjitha rolet e mia i kam realizuar mirë, po ashtu edhe në teatër.
X-man
X-man
Super.Moderator
Super.Moderator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 759
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 38
Regjistrim Regjistrim : 09/04/2009
Vendbanimi Vendbanimi : REP.Kosova
Humori Humori : Fmd
Hobi Hobi : Gjith cka
Horoskopi : Gemini

http://www.Albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi