Autostrada, sfidë për Doganat e Kosovës
Faqja 1 e 1
Autostrada, sfidë për Doganat e Kosovës
Doganat e Kosovës tanimë kanë filluar të mendojnë për pritjen e fluksit të madh të mallrave të ndryshme, të cilat pritet të kalojnë transit në Kosovë, pas funksionalizimit të autostradës Durrës-Kukës-Merdare..
Drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, thotë se me lëshimin e autostradës, që Shqipëria e ka paralajmëruar se do ta bëjë në muajin qershor të këtij viti, do të jetë një punë shtesë për oficerët doganorë.
“Me funksionalizimin e autostradës, territori i Kosovës do të jetë transit i shumë mallrave nga vendet e treta, posaçërisht nga lindja, si Bullgaria, Rumania dhe pjesë tjera të Azisë, siç është Turqia, pasi që do të jetë rruga më e shkurtër për të dalë në detin Adriatik”, thotë Huruglica.
Ai thotë se fillimisht Doganat e Kosovës parashohin rritjen e stafit dhe zgjerimin e terminalit, që të mund të akomodohet i gjithë ai volum i punës. Zoti Huruglica thekson se doganat kanë kapacitet dhe do të tregohen të përgatitura që të kalojnë këtë sfidë pa ndonjë problem.
“Kjo do të jetë një sfidë për Doganat e Kosovës dhe për Kosovën në përgjithësi. Ne do t’i përgjigjemi në mënyrën më të mirë të duhur këtij fluksi dhe gjithashtu do të bëhet një kontroll i duhur që të lehtësojmë atë qarkullim”, pohon Huruglica.
Ndërkohë, eksperti për çështje ekonomike, Agim Shahini, thotë se funksionalizimi i autostradës Durrës - Kukës - Merdare nuk fut në funksion vetëm këto dy vende, por tërë rajonin.
Prandaj, ai sugjeron që të rritet efikasiteti i shërbimeve të doganës nëpër pikat kufitare qoftë të Kosovës apo ato të Shqipërisë.
“Kjo rrugë ia shton rëndësinë Kosovës dhe Shqipërisë dhe është një mundësi e mirë e mallrave transit, që Kosova mund të përfitojë një shumë të madhe të GDP-së në nivel vjetor”, vlerëson Shahini.
Megjithatë, zoti Shahini konsideron se kur rritet mundësia për funksionalizimin dhe mall transit të atij legal, po ashtu rritet mundësia edhe e mallrave ilegale, prandaj ai thekson nevojën e marrjes së masave nga Doganat e Kosovës.
“Dogana dhe policia duhet të jenë më të koordinuara. Mallrat që do të vijnë në detin Adriatik dhe do të shpërndahen në tërë këto shtete, mund të jenë mallra të ndryshme që nuk kanë kaluar ndonjë herë transit nëpër Kosovë”, thotë Shahini.
Ndryshe, autostrada Durrës - Kukës - Merdare është projekt rrugor shqiptar në ndërtim e sipër, i cili planifikohet të përfundojë në qershor të këtij viti. Kjo autostradë do të lidhë Durrësin me pikën kufitare me Kosovën në Morinë.
Autostrada planifikon të ofrojë Kosovën me Shqipërinë dhe bregdetin e Adriatikut, duke u lidhur me një projekt të ngjashëm në Kosovë, autostradën Merdare - Vërmicë. /Radio Evropa e Lirë/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi