Adi: Pas punës do të vijë martesa
Faqja 1 e 1
Adi: Pas punës do të vijë martesa
Ka qenë i varur nga droga, ka provuar burgun, ndërsa pjesëmarrja në shoun "Big Brother" e ka bërë të njohur duke fituar respektin dhe dashurinë e njerëzve dhe i ka hapur mundësi të reja.
Është fjala për finalistin edicionit të dytë të “Big Brother”, Ardijan Pojana- Adi, i cili tashmë është bërë pjesë e një partie- G99, ndërsa së shpejti do të jetë pjesë e Top Medias.
“Po pres të filloj këtë gjënë e re dhe të bukur me Arbanën. Është një emision në radio. Një emision vere që ka të bëjë me plazhin, me pushuesit. Është diçka jashtëzakonisht e freskët që do të ndodhë në orët e zhegut të vapës. Nuk i them asnjë oferte jo, sepse sinqerisht dua të kompensoj gjithë papunësinë time në të shkuarën. Kam punuar në mënyrë shumë sporadike. Kam ndërruar disa punë me radhë”, ka thënë Adi në nj intervistë për gazetën “Shekulli”.
Ndërkohë, pas premtimit që i ka bërë së ëmës, se së shpejti do t'i çojë një nuse në shtëpi, rrëfen se do e mbajë fjalën. Dashuria tij e lindur para disa kohësh, pret të kurorëzohet me martesë.
“Unë do ia çoj nusen, mbasi të siguroj një punë të mirë, me të ardhura. Martesa është si puna e shtëpia, që nuk mund të ndërtohet pa themele. Duhet gjendja ekonomike, një punë shumë e mirë, në bazë të këtij themeli, mund të realizojmë një shtëpi të sigurt”, ka shtuar Adi.
Similar topics
» “I dua kuq e zinjt, Xhakës t’i vijë turp”
» Fidan Stublla-Dashuris nuk i vije fundi 2010
» Martesa Me Dhune
» Martesa e bariut 2
» Beli [ Martesa me dhune ] E RE
» Fidan Stublla-Dashuris nuk i vije fundi 2010
» Martesa Me Dhune
» Martesa e bariut 2
» Beli [ Martesa me dhune ] E RE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi