Fotoaparate verore nga Sony
Faqja 1 e 1
Fotoaparate verore nga Sony
Sony ka paralajmëruar dy fotoaparate Cybershot të dedikuara për publikun që dëshiron që parametrat e fotografimit t’i lihen krejt automatizmit.
Modelet Cybershot W180 i W190 janë fotoaparate digjitale të thjeshta dhe tërësisht të automatizuara. Në të dy modelet janë integruar teknologjitë e njohjes dhe fokusimit të fytyrës së personit i cili fotografohet dhe integrimi i teknologjisë më të fundit të quajtur Smile Shutter. Smile Shutter automatikisht bën fotografi në atë moment kur njeh buzëqeshjen në fytyrën e personit i cili fotografohet.
Të dy fotoaparatet shfrytëzojnë stabilizimin elektronik të fotografisë të cilën në Sony e quajnë SteadyShot dhe lavdërohen me ndjeshmërinë e lartë prej 3.200 ISO.
W180 e W190 kanë objektiv të njëjtë me zmadhim të trefishtë të kuadrit, mirëpo modeli W180 ofron 17x zmadhim digjital derisa modeli W190 ofron 18x zmadhim digjital.
Dallimi në mes të modeleve është edhe rezolucioni i çipit CCD i cili tek W180 është 10.1 megapiksela, derisa tek W190 është 12.1 megapiksela.
Të dy aparatet do të dalin në shitje gjatë muajit korrik të këtij viti.
Similar topics
» Pushime verore nuk ka as për Florin
» Hitet Verore - Album - ( 2009 )
» Sony VAIO F 3D
» Walkman OLED nga Sony
» Sony ulë çmimin e PlayStation 2
» Hitet Verore - Album - ( 2009 )
» Sony VAIO F 3D
» Walkman OLED nga Sony
» Sony ulë çmimin e PlayStation 2
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi