Olta Boka: Përpiqem të jem vetvetja Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Olta Boka: Përpiqem të jem vetvetja Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Olta Boka: Përpiqem të jem vetvetja

Shko poshtë

Olta Boka: Përpiqem të jem vetvetja Empty Olta Boka: Përpiqem të jem vetvetja

Mesazh nga vera Wed Jun 03, 2009 2:30 pm

Olta Boka: Përpiqem të jem vetvetja F.0601143530558_m

Olta Boka flet për angazhimin në muzikë, për jetën e përditshme që bën dhe për videoklipin e saj më të ri.
Si është një ditë e zakonshme për ju?

Jam në vitin e tretë të shkollës ”Faik Konica”. Zgjohem në mëngjes, shkoj në shkollë. Në kthim përpiqem të qetësohem, por jo gjithmonë më realizohet. Normalisht shikoj TV, jo tenelovela, kanalet muzikore për të parë prurjet e reja, pastaj nga fundjava kur kam kohë të lirë, ndihmoj mamin, kam qenë shumë punëtore por jam bërë shumë dembele, e pranoj. Rrallëherë mund të dal pas shkolle, sa shoqet dhe shokët thonë “çfarë ka ndodhur, çfarë të kthejmë ndonjë gjë përmbys”, por që e vogël nuk kam qenë tipi i këtyre kafeve dhe jo më tani që duhet të ruhet paksa imazhi. Jetë e thjeshtë si e çdo njeriu të zakonshëm.

Meqë jeni e angazhuar me muzikë, sa e kufizuar është koha juaj për t’u marrë me mësimet?

Përpiqem të mos e lë pas dore, që e vogël nuk më ka munguar dëshira të ulem të lexoj, për më tepër që edhe prindërit kanë qenë mjaft ‘studiozë’. Kohët e fundit mendoj se i kap më shumë në klasë mësimet, jam më shumë e vëmendshme dhe i kushtoj më tepër rëndësi orarit të mësimit sepse dhe impenjimet bëjnë të vetën. Është një shprehje që thotë se dy kunguj nën një sqetull s’mbahen, por pavarësisht kësaj, po përpiqem që t’i balancoj në anë të ndryshme. Po bëj të pamundurën që të ecin paralelisht.

E keni menduar se cilën degë do të zgjidhni më pas?

Më pëlqen mjekësia, por mami për shkak se është në këtë profesion, nuk dëshiron që unë të studioj një degë të tillë, dhe më këshillon që të zgjedh diçka më të përshtatshme që të më ndihmojë dhe në rrugën në të cilën jam afirmuar. Më ngushëllon fakti që kam dhe një vit për t’u menduar. Gjithsesi do mundohem të bëj zgjidhjen më të mirë ashtu siç do të donte çdo njeri për veten e tij.

Kur keni kënduar për herë të parë në skenë?

Për herë të parë kam kënduar tek barku i babit me një fyell. E kam edhe me foto këtë moment. Kam kënduar e vogël si çdo fëmijë që këndon në aktivitetet e atij niveli, kam pasur një fëmijëri të tejmbushur me koncerte qoftë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ju keni bërë edhe një videoklip të fundit i cili titullohet “S’dua të të dua”, ku është realizuar?

Videoklipi është realizuar në Tiranë, në ambientet e “Casa Italia” dhe është xhiruar brenda një dite. Në fakt kënga ka një histori shumë të gjatë, sepse unë jam përgatitur para shumë kohësh për të. Hera e parë kur është regjistruar ka qenë në 13 nëntor, një periudhë shumë e vështirë, sepse e kam regjistruar ditën kur kam humbur gjyshen, por m’u desh të
përfundoja sepse të nesërmen duhet të nisesha për në Maqedoni për konkurrim dhe me të u vlerësova me çmim special, por i jam rikthyer edhe njëherë regjistrimit. Kënga dhe kripi janë sponsorizuar nga shkolla ime “Faik Konica” të cilës i jam shumë mirënjohëse.

Cilët janë autorët e këngës?

Kënga është produksioni i Adrian Hilës total, muzikë, tekst, orkestrim.

Zakonisht bashkëpunoni me të njëjtët autorë apo me autorë të ndryshëm?

Adrian Hila është kompozitori tek i cili kam gjetur një përshtatje të madhe që vjen si rrjedhojë e njohjes së mirë të vlerave vokale dhe cilësive të mia prej tij. Nuk do të përjashtoja dhe idenë e bashkëpunimit me kompozitorë të tjerë profesionistë profesionistë, por tani për tani ndihem mirë. Po bashkëpunoj sërish dhe për dy këngë të tjera që së shpejti mund t’i publikoj.

Në këtë videoklip ju kemi parë edhe si balerinë, gjithashtu edhe të aktronit, ka qenë e vështirë për ju?

Ka qenë një eksperiencë ku kam mësuar shumë gjëra të vlefshme. Në ato momente kam kuptuar se një klip nuk është vetëm një filmim me disa pamje pa lidhje, por mund të konsiderohet edhe si një film me metrazh të shkurtër, e në një film nuk ka se si të mos e ndjesh veten të përfshirë në rol, ndaj unë në këtë rol duhej të bëja paksa “balerinën”dhe “aktoren”. Gjithsesi fakti se sa mirë ia kam arritur qëllimit, do të zbulohet nga komentet për këtë klip.

Ka ndonjë domethënie teksti i këngës për ju?

Nuk ka se si, është thjesht një këngë të cilën e ndjej artistikisht, por që s’do të doja ta provoja në jetën reale. Bëhet fjalë për një dashuri të pamundur, ku vajza sakrifikon dashurinë e saj për djalin, si pasojë e një të shkuare me njolla në zemrën e saj dhe merr të vetmen gjë që ka nga djali dhe largohet pa të duke e mbajtur të pastër, të paktën të vetmen gjë sublime, dashurinë.

Aktualisht jeni e dashuruar?

Normalisht që po, i dashuroj njerëzit që kam pranë, por për të mos iu shmangur qëllimit të pyetjes akoma jo. Jo se përgjigjja është që jam e vogël (se dashuria nuk i dihet kur të troket) por akoma s’më ka lindur në zemër.

Cili është djali që kemi parë në videoklip?

Figuranti që më shoqëron në klip është djali i hallës. Kam pasur momente të bukura edhe me të gjatë klipit, sepse ishte pak e vështirë të pretendoje t’i këndoja të tillë këngë dhe shpeshherë ndërpriteshin xhirimet nga të qeshurat.

Meqenëse e keni edhe babanë tuaj këngëtar, e keni pasur më të lehtë të aspironit në fushën e muzikës?

E kam ndjerë pranë dhe njëkohësisht s’e kam ndjerë, pavarësisht faktit që bëjmë të njëjtën gjë, por devijojmë në zhanre të ndryshme dhe ky fakt mund të jetë hendeku që shpeshherë na çon edhe në situata të pakëndshme debati. Tashmë me njëri-tjetrin flasim përveçse si babë e bijë në momente të caktuara edhe si dy artistë, por përpiqemi që të gjejmë gjuhën e përbashkët për të shmangur konfliktet e mëtejshme.

Keni ndonjë idhull ose shembull që ndiqni?

Nuk është se kam idhull, në jetën e përditshme mundohem që të marr pjesët më të mira të çdo individi për të krijuar idhullin, sepse sado i mirë që të jetë dikush, ai nuk është perfekt. Përpiqem të ndjek më të mirat e atyre që kam mbledhur.

Cila është motoja juaj?

Nuk është se kam një moto, por përpiqem të jem vetvetja dhe përpiqem të ofroj më të mirën e asaj që mundem.

Çfarë të bezdis më shumë tek njerëzit?

Hipokrizia, e kam hasur shumë kohët e fundit..

Meqë jemi në stinën e verës, ku do t’i kaloni pushimet?

Nuk është se kemi bërë ndonjë plan, por dëshira është t’i kaloj me familjen në Turqi. /PanoramaPlus/
vera
vera
Super.Moderator
Super.Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 213
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 38
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : America
Humori Humori : Nothing
Hobi Hobi : Studente
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi