Blero dhe Teuta: Nuk është koha për të bërë diçka publike
Faqja 1 e 1
Blero dhe Teuta: Nuk është koha për të bërë diçka publike
Kohët e fundit është spekuluar për një lidhje të mundshme ndërmjet këngëtarit Blero dhe aktores Teuta Krasniqi, ndërkohë që dy protagonistët e thashethemeve as nuk e kanë mohuar e as nuk e kanë pohuar një gjë të tillë.
“Për momentin në jetën time private jam shumë mirë dhe rehat. Lidhur me këtë tani për tani nuk mund të them asgjë, ngase nuk është koha për të bërë publike diçka. Le të jetë një pikëpyetja kjo”, ka thënë Blero.
Ndërsa, aktorja Krasniqi është shprehur: “Ende nuk është koha për të dhënë ndonjë deklaratë. Kur të vijë koha, më besoni se do t’i lajmëroj të gjithë personalisht. E tëra çka mund të them është se momentalisht po ndihem shumë mirë, rehat dhe e kënaqur me jetën time private”.
Jeta private e këngëtarit Blero ka kohë që është mjaft e përfolur, duke kujtuar këtu edhe periudhën kohore kur flitej për lidhjen e tij me Besa Gashin. Ndërsa, kujtojmë se aktorja Teuta Krasniqi koha më parë ka qenë në lidhje me njërin nga ish-anëtarët e rok-grupit Kthjellu.
Dyshimet për një lidhje të mundshme mes Bleros dhe Teutës kanë lindur pasi që dyshja u paraqitën së bashku në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve video muzikore “Video Festi Muzikor 2009”.
Similar topics
» Luan Krasniqi është bërë baba
» Leonora Jakupi është bërë nuse
» Elza Marku është bërë nuse
» Anjeza është bërë ‘rastësisht’ këngëtare
» Ilir Shaqiri është bërë redaktor përgjegjës në RTK
» Leonora Jakupi është bërë nuse
» Elza Marku është bërë nuse
» Anjeza është bërë ‘rastësisht’ këngëtare
» Ilir Shaqiri është bërë redaktor përgjegjës në RTK
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi