Mitsubishi fillon shitjen e automjetit elektrik iMiEV
Faqja 1 e 1
Mitsubishi fillon shitjen e automjetit elektrik iMiEV
Mitsubishi në Japoni ka filluar prodhimin e automjetit elektrik të bazuar në modelin e tyre të automjetit kompakt për qytet – iMiEV.
Prodhuesi japonez deri në fund të vitit planifikon të prodhoj 2.000 njësi të iMiEV, derisa në vitin e ardhshëm nga fabrikat e saj do të lëshohen edhe 5.000 njësi tjera të planifikuara. Pritet që deri në fund të vitit njësitë e para të tyre të përfundojnë në duart e personave fizik.
Çmimi i një iMiEV në Japoni do të kushtojë rreth 32.000 euro, por me subvencionimet e shtetit për automjetet ekologjike çmimi final do të duhej të dilte në rreth 22.000 euro.
IMiEV futet në lëvizje nga motori me fuqi prej 63 kuaj fuqi i cili energjinë e thith nga paketa e baterisë litium jon, e me një mbushje mund të kalojë deri në 160 kilometra, me shpejtësi mesatare prej 90 km/h. Shpejtësia maksimale të cilën e arrin është 130 km/h.
Similar topics
» Jaguar përgatit modelin elektrik XJ
» Barça refuzon shitjen e emrit të stadiumit
» Të mërkurën fillon Polifesti
» Tashmë fillon nostalgjia
» Të premten fillon “Vikend Shpija”
» Barça refuzon shitjen e emrit të stadiumit
» Të mërkurën fillon Polifesti
» Tashmë fillon nostalgjia
» Të premten fillon “Vikend Shpija”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi