Beyonce kërcënohet me padi
Faqja 1 e 1
Beyonce kërcënohet me padi
Beyonce është kërcënuar me padi gjyqësore pasi që është tërhequr nga mbajtja e një koncerti në një klub nate, i cili ishte paracaktuar për të shtunën që vjen.
Këngëtarja e hitit “Crazy In Love” është dashur të këndonte në klubin “M2” të New Yorkut, pasi pronari Joey Morrissey ishte pajtuar të paguante 200.000 euro për paraqitjen e këngëtares.
Mirëpo, Beyonce të mërkurën ka anuluar këtë koncert me pretendimin e se është shumë e zënë duke u përgatitur për turneun e saj të Amerikës Veriore.
Përfaqësuesit e këngëtares i kanë ofruar pronarit të lokalit që Beyonce të qëndrojë personalisht një orë në klub (por jo të këndojë), mirëpo Morrissey ka thënë se tashmë ka shpenzuar 100.000 dollarë për përgatitjet për koncertin e Beyonce, kështu që, sipas “New York Post”, ai do të ngrejë një padi gjyqësore dhe kërkon dëmshpërblim prej një milion dollarësh.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi