Cheryl do ta ndryshojë dukjen
Faqja 1 e 1
Cheryl do ta ndryshojë dukjen
Cheryl Cole planifikon të bëjë ndryshime radikale në stilin e saj për t’i bërë konkurrencë mikes së saj nga "X Factor", Dannii Minogue.
Anëtarja e grupit “Girls Aloud” dëshiron ta ndryshojë imazhin e saj, sepse mendon që është ‘mposhtur’ nga pamja e anëtares tjetër të jurisë në spektaklin për talentë “X Factor”, Danni Minogue, e cila javën e kaluar e kishte ndryshuar dukjen e saj dhe duket për mrekulli.
“Cheryl është befasuar kur e ka parë për herë të parë pamjen e re të Danni-t. Ajo e dinte që Danni do t’i shkurtonte flokët, mirëpo ajo është shokuar kur ka parë që (Danni) kishte ndryshuar komplet stilin. Kështu, Cheryl dëshiron të bëjë diçka më të mprehtë tani”, ka thënë një burim.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi