Intel e Nokia së bashku në zhvillimin e celularëve të ardhmes
2 posters
Faqja 1 e 1
Intel e Nokia së bashku në zhvillimin e celularëve të ardhmes
Prodhuesi më i madh i procesorëve Intel dhe prodhuesi më i madh i celularëve Nokia kanë nënshkruar partneritet afatgjatë në kuadër të cilit do të zhvillojnë klasën e re të arkitekturës së chipset-ëve dhe pajisjeve të reja mobile.
Partneriteti afatgjatë e dy gjigantëve do të duhej që në treg të rezultojë me klasë krejtësisht të re të pajisjeve. Zëvendës-presidenti i Nokias Kai Oistamo ka deklaruar se me rastin e arritjes së partneritetit se nuk bëhet fjalë për telefona të mençur, por për krijimin e një klase të re të pajisjeve të cilat do të janë më të mira se telefonat e mençur të cilët ekzistojnë sot.
Gjigantët teknologjik kanë çfarë t’i ofrojnë njëri-tjetrit. Nokia nuk ka asnjë lloj përvoje me kompjuterët më të mëdhenj se telefonat celularë, derisa Intel qëndron prapa në mbështetje për teknologjinë e gjeneratës së trete – 3 G. Për të krijuar klasën e re të pajisjeve e cila nuk do të jetë netbook, por as telefon i mençur, por, supozojmë, diç në mes tyre, këto kompani me të vërtetë i nevojiten njëra-tjetrës. Në njoftimin për shtyp kompanitë kanë qenë shumë të papërcaktuar sa i përket pajisjeve të reja të cilat planifikojnë të zhvillojnë, përveç se kanë zbuluar se do të jetë aq e vogël sa që do të qëndrojë në xhep të pantallonave.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi