Muhamedi a.s. gjat 24 or Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Muhamedi a.s. gjat 24 or Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muhamedi a.s. gjat 24 or

Shko poshtë

Muhamedi a.s. gjat 24 or Empty Muhamedi a.s. gjat 24 or

Mesazh nga Serpenta Sat Jul 04, 2009 4:16 pm

Nipat e Pejgamberit (a.s.) transmetojnë nga babai i tyre, Aliu (r.a.) që ka thënë:- Pejgamberi (a.s.) e ndante kohën ditore në tri pjesë. Në njërën pjesë të saj falte namaz, lexonte Kur'an dhe adhuronte Allahun (xh.sh.). Pjesën e dytë të kohës e kalonte me familjen dhe problemet familjare; bënte ato detyrime familjare që i përkisnin atij. Në pjesën e tretë, pushonte. Por edhe kohën e pushimit e ndante në dy pjesë, në njërën pjesë priste shokët e tij, të cilëve u mësonte gjërat e nevojshme dhe pastaj ata shpërndaheshin për t'ua mësuar të tjerëve.
Pejgamberi (a.s.) tek sahabët më të afërt nuk shikonte mallin apo pasuritë e tyre, por shikonte disa veçori të tjera si devotshmërinë, adhurimin, drejtësinë, sinqeritetin dhe besnikërinë. Njerëzit që kishin halle apo probleme, shkonin tek Pejgamberi (a.s.) dhe ia tregonin një e nga një të gjitha, ndërsa ai i dëgjonte me durim deri në fund dhe i ndihmonte në përballimin e tyre. Kur pyetej për ndonjë çështje që kishte të bënte me Ahiretin, ai i përgjigjej asaj sipas kapacitetit të pyetësit me qëllim që përgjigja e tij të ishte sa më e dobishme për personin në fjalë. Me përgjigjen e tij, personin që bënte pyetje e orientonte për nga rruga e së mirës. Njerëzve që mësonin diçka prej tij, u tërhiqte vëmendjen duke u thënë: "Dituritë që i mësoni nga unë mësojuani edhe të tjerëve që nuk ndodhen këtu. Edhe hallet apo shqetësimet e atyre që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të vijnë deri tek unë, qofshin burra apo gra, skllevër apo robëresha, m'i thoni që t'i ndihmoj. Nuk ka dyshim se personi që ndihmon nevojtarin apo që e shtron për zgjidhje problemin e tij tek kryetari i shtetit, Allahu në Ditën e Kijametit do ta ndihmojë në urën e Siratit."
Pejgamberi ynë (a.s.) nuk lejonte që në prezencën e tij të fliteshin fjalë boshe dhe pa dobi. Në rrugë, treg apo kudo që të ishte me njerëzit, u buzëqeshte atyre, i pyeste për hallet dhe problemet e tyre, ishte gojëmbël dhe i gëzonte të gjithë. Për shokët të cilët nuk i shihte në xhami, brenda xhematit apo ditëve të premte, interesohej dhe pyeste për shëndetin apo problemet e tyre, ndërsa atyre me të cilët takohej, u jepte forcë dhe moral që të ishin sa më të përkushtuar ndaj detyrimeve fetare, i drejtonte për në mirësi dhe i këshillonte që të rrinin larg punëve të këqija. Kur gjente ndonjë grup njerëzish duke biseduar, afrohej dhe ulej aty ku kishte vend bosh, duke mos shqetësuar askënd dhe duke mos pranuar asnjëherë vendin më të lartë. Edhe të tjerëve ai u këshillonte të njëjtën gjë. Në mbledhjet e organizuara, i lavdëronte të gjithë sipas meritave të gjithsecilit, saqë çdonjëri e ndiente veten të vlerësuar. Edhe pse dikush e tepronte duke ndenjur ulur pranë tij, përsëri tregohej i duruar derisa t'ia zgjidhte problemin brenda mundësive të tij.
Kur i kërkonin diçka dhe e kishte, e jepte menjëherë, në të kundërt personit i fliste me ëmbëlsi dhe ia premtonte atë. Të gjithë e njihnin mëshirën, ndjeshmërinë, bujarinë dhe modestinë e madhe të tij. Të gjithë ishin të sigurtë për përpjekjet dhe preokupimin e Pejgamberit (a.s.) ndaj halleve të njerëzve. Të gjithë ishin të barabartë para drejtësisë së tij. Bashkësia e Pejgamberit tonë (a.s.) ishte bashkësi e diturisë, turpit, durimit dhe sigurisë.
Aty njerëzit uleshin plot edukatë. Të gjithë e respektonin njëri-tjetrin. Nuk flitej me zë të lartë apo në mënyra joetike. Disa gjëra të cilat nuk duhej të dilnin jashtë bashkësisë së tyre, mbeteshin aty dhe nuk ndodhnin thashetheme. Aty nuk flitej kundra askujt dhe nuk fajësohej askush. Edhe kur ndonjëri prej tyre bënte ndonjë gabim, ajo mbetej aty, nuk përhapej askund. Rrethin e tij e përbënin njerëz të një fjale dhe të një goje. Pra, në zemra kishin të njëjtat ndjenja dhe qëllime, në bisedat e tyre kishte harmoni dhe mirëkuptim, duke arritur kulmin e krenarisë së bashkimit, si xhemati më ideal për ne. Në shoqërinë e Pejgamberit mbizotëronte modestia dhe si përfundim, respektoheshin të moshuarit dhe mëshiroheshin më të vegjlit. Të gjithë së bashku, më parë ndihmonin personin në nevojë, pastaj të tjerët me radhë.
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi