Ramazani... Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Ramazani... Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramazani...

Shko poshtë

Ramazani... Empty Ramazani...

Mesazh nga Serpenta Sun Jul 05, 2009 3:54 am

Agjërimi i gjymtyrëve



Bëje të ditur se agjëruese është ajo të cilës i agjërojnë gjymtyrët nga mëkatet, i agjërojnë sytë nga shikimi i harameve, i agjërojnë veshët nga dëgjimi i harameve si: gënjeshtra, përgojimi, muzika si dhe çdo gjë e ndaluar.
I agjërojnë duart nga dhuna e ndaluar, agjërojnë këmbët nga shkuarja në vendet e haramit, agjëron gjuha nga gënjeshtra, fjalët e këqija, i agjëron barku nga ushqimet dhe pijet, i agjëron organi nga gjërat e turpshme , kur flet, thotë fjalë të mira dhe të dobishme dhe nuk flet nga ato fjalë të këqija, nuk i prek nderet e muslimaneve, sepse kjo konsiderohet prej mëkateve dhe ndalesave të mëdha, prandaj dhe i Dërguari i Allahut ka thënë: "Kush nuk i lë fjalët e kota dhe veprimin me to, le ta dijë se Allahu nuk ka nevojë që ai ta lë ushqimin dhe pijen." (Buhariu)

Gjithashtu i Dërguari i Allahut thotë: "Nëse dikush prej jush është agjërueshëm të mos ofendojë dhe të mos bëjë zhurmë, nëse dikush të ofendon ose të lufton thuaj: Unë jam agjërues." (Muttefekun alejhi)

Ndërsa kush agjëron vetëm prej ushqimit dhe pijes, dhe bën iftar me mishin e muslimanëve dhe nderin e tyre, futet te thënia e të Dërguarit të Allahut – paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - ku thotë: "Shumë agjëruesëve, nuk u mbetet asgjë prej agjërimit vetëm se uria." (Ibn Maxhe dhe Ahmedi me sened të saktë)

Përktheu: Merita Rexha
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ramazani... Empty Re: Ramazani...

Mesazh nga Serpenta Sun Jul 05, 2009 3:56 am


Dhjetë netët e fundit të Ramazanit janë shumë të veçanta.


Dhjetë netët e fundit të Ramazanit janë shumë të veçanta. Nata e parë e këtyre netëve fillon në ditën e 21 të muajit Ramazan. Me fjalë të tjera, kjo është nata e cila fillon pas 20 ditë agjërimi. Nganjëherë janë nëntë net, kur muaji i Ramazanit zgjatë vetëm 29 ditë. Sidoqoftë, ato janë akoma të njohura nga zakoni si “dhjetë netët e fundit”

Dhjetë netët e fundit të Ramazanit janë të veçanta. Këto janë netët ku i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i kalonte vazhdimisht me adhurim. Në mesin e këtyre netëve është “Lejletul Kadri-Nata e Kadrit”- nata më e bekuar se një mijë muaj të tjerë.
I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i veçonte këto net me adhurim dhe kryerjen e veprave të mira. Ai angazhohej në adhurim gjatë këtyre dhjetë netëve më shumë se çdo natë tjetër të vitit.
Ajshja na tregon se: ”Gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit, i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, shtrëngonte rripin e tij dhe kalonte netët në adhurim. Ai po ashtu zgjonte edhe familjen e tij.” [Sahihul Buhari, 1920]
Ajshja po ashtu ka thënë: ”Nuk e kam parë asnjëherë të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, duke lexuar Kur’anin brenda një nate të vetme, apo duke kaluar tërë natën në namaz deri në mëngjes, apo duke kaluar tërë muajin në agjërim si në Ramazan.”[Suneni i Nesaiut, 1641 dhe Suneni i Ibën Maxhes,1348]


Kur themi se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka kaluar tërë natën në adhurim, ne duhet të sqarojmë këtë. Kjo për arsye se ai shpenzonte një kohë për të ngrënë darkë, pjesëmarrjen në syfyrin e tij, dhe aktivitete të tjera. Sidoqoftë, ai kalonte të shumtën e kohës në adhurim.


Zgjimi i Familjes

Ajshja na tregon neve se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka zgjuar familjen e tij gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit. Në të vërtetë, ai zgjonte gratë e tij për namaz gjatë gjithë vitit, por ishte ashtu që ato mund të faleshin vetëm në një copëz të natës.

Gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit, i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, zgjonte gratë e tij për të falur namaz për një kohë më të gjatë të natës sesa gjatë tërë vitit.


Përpjekjet për adhurim

Ajshja na tregon neve: ”I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, angazhohej në adhurim gjatë dhjetë netëve të fundit më shumë se çdo kohë tjetër të vitit.”[Sahihu Muslim, 1175]

Fekihu (juristi) i madh, Shafiu deklaron: ”Është sunet për besimtarin të ketë angazhim të shtuar në adhurim përgjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit.”[El-Mexhmu, 6/397]

Kur Ajshja na ka treguar se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka ”shtrënguar rripin e tij”, ajo ka folur në mënyrë figurative. Fraza e përdorur nënkupton gjallërimin e plotë të përkushtimit dhe çiltërsisë ndaj obligimeve.


Kërkimi i natës së Lejletul Kadrit

Njëra ndër veçantitë e këtyre dhjetë netëve speciale është se njëra nga to është Lejletul Kadri- Nata e Shpalljes. Kjo është nata më e madhe e vitit- më e mirë se një mijë muaj. Kjo nënkupton që muslimani mundet të fitojë më shumë shpërblime gjatë Lejletul Kadrit sesa që ai ka mundësi - duke përjashtuar këtë natë speciale- ai do të adhuronte Zotin e tij gjatë tetëdhjetë e katër vjetëve. Kjo është prej të mirave pa fund që Allahu i Madhërishëm i ka dhuruar gjithë umetit islam.


Ibrahim En-Nehai tregon: ”Veprat e mira të realizuara gjatë kësaj nate janë më të mira sesa ato të realizuara në mënyrë të pandërprerë për mijëra muaj.”


Ebu Hurejra rrëfen se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë; ”Kush kalon natën e Lejletul Kadrit duke u falur, me besim në Allahun dhe shpreson në shpërblimin e tij, do t’i falen gjithë mëkatet e kaluara.” [Sahihul Buhari, 1802 dhe Sahihu Muslim, 760]


Besimi në Allahun, në këtë hadith, nuk nënkupton vetëm besimin në Allah, por edhe besimin në shpërblimin që neve na është premtuar për kujdesin në lutjet e kësaj nate.

Lejletul Kadri është një ndër netët tek. Ajshja rrëfen se i dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ”Kërkojeni Lejletul Kadrin në netët tek gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit.” [Sahihul Buhari, 1913 dhe Sahihu Muslim, 1169]

Kjo ka mundësi që të jetë njëra ndër shtatë netët e fundit. Ibën Umeri rrëfen që i dërguari i Allahut ka thënë: ”Kërkojeni atë në dhjetë netët e fundit. Nëse ndonjëri nga ju ndjehet i dobët apo i paaftë për një gjë të tillë, ai duhet të kërkojë së paku

shtatë netët e fundit të mbetura.”[Sahihu Muslim, 1165]


Si datë më e mundshme e Lejletul Kadrit është nata e 27-të e Ramazanit. Kjo dëshmohet nga deklarata e Ubej Bin Ka’b: ”Betohem në Allahun se unë e di se cila është ajo natë. Është nata në të cilën i dërguar i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, na urdhëronte ne të jemi të vëmendshëm në namaz. Kjo është nata në prag të 27-të të muajit Ramazan. Shenjë e kësaj është që dielli do të lindë në mëngjes të asaj dite i bardhë dhe pa lëshuar ndonjë rreze.”[Sahihu Musilm, 762]


Muslimani duhet të kërkoj këtë natë të veçantë duke kaluar këto dhjetë net të fundit të Ramazanit i angazhuar në veprime të ndryshme të adhurimit. Këto përfshijnë përsëritjen e kujtimit të Allahut, leximin e Kuranit dhe lutjet për falje nga Allahu.

Më së miri për ne është që të përpiqemi në të gjitha dhjetë netët, sepse i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ”Mënyra si ne e kërkojmë”Lejletul Kadrin” është me angazhimin në adhurim të shtuar.”.

Kur i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë ”Kërkojeni në dhjetë netët e fundit” nuk ka nënkuptuar që ne në të vërtetë të “kërkojmë” shenja dhe tregues që dallojnë Lejtul Kadrin prej netëve tjera. Gjërat që e dallojnë Lejletul Kadrin prej netëve tjera janë pjesë të së padukshmes.

Allahu thotë: ”Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar. Ne dëshiruam t’ju tërheqim vërejtjen e njerëzit të janë të gatshëm. Në atë natë zgjidhet qdo qështje në mënyrë të prerë.” [Ed-Duhan, 3 dhe 4]

Allahu thotë: "Nata e Kadrit është më e rëndësishme së një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në(atë natë) në të zbresin engjëjt dhe shpirti(Xhibrili) për secilën çështje." [El-Kadr, 3-5]


Këto janë argumentet në bazë të cilave Lejletul Kadri-Nata e Kadrit është e veçantë. Nuk janë sende që ne mund t’i shohim me sy. Askush përveç të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, mund t’i shoh melaiket.


Qëndrimi i vetmuar në Xhami (Itikafi)

Qëndrimi i vetmuar në xhami është gjëja më e mirë që ne mund të bëjmë gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit. Ajshja na tregon që: i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka qëndruar i vetmuar në Xhami gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit çdoherë derisa ka ndërruar jetë. Gratë e tij kanë vazhduar të ndjekin këtë praktikë edhe pas vdekjes së tij.”[Sahihul Buhari, 1922 dhe Sahihu Muslim, 1172]

Praktika e I’tikafit është një vepër e fuqishme e rekomanduar. Është e definuar si qëndrim i vetmuar në xhami për të shprehur nijetin adhurimit. Nijeti i tillë është përkushtimi i zemrave tona ekskluzivisht për Allah. Personi i angazhuar në I’tikaf mban këtë qëllim afër shpirtit duke kërkuar bekimin e Allahut. Ai nuk duhet të harrojë arsyen pse është duke qëndruar i vetmuar.

Personi që qëndron në I’tikaf nuk duhet të largohet nga xhamia përveç për atë që konsiderohet absolutisht e nevojshme (shembull shkuarja në banjo-tualet). Derisa është në xhami, ai duhet ta angazhoj veten në lutje ndaj Allahut. Ai duhet të jetë i sigurt në paraqitjen e lutjeve të mbrëmjes dhe mëngjesit dhe lutjeve të urdhëruara të pesë namazeve ditore. Ai duhet t’i falë të gjitha sunetet e namazeve dhe namazeve tjera të rekomanduara, siç është namazi i Duhasë. Ai duhet të lexon sa më shumë Kuran.

Ai duhet të shpenzon sa më pak kohë që të jetë e mundur duke ngrënë dhe fjetur. Ai duhet t’i shmanget fjalimeve të panevojshme. Megjithatë ai duhet të angazhohet në këshillimin e vëllezërve Musliman dhe bashkimin mes të vërtetës dhe durimit.


Bujaria

Jemi të inkurajuar të jemi bujarë gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit, duke mos e tepruar dhe mburrur me dhurimin tonë. Ibën Abasi tregon se, ”i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte më bujari nga të gjithë njerëzit në veprimin e veprave të mira, dhe ishte në kulmim të bujarisë gjatë muajit të Ramazanit. Xhibrili ka takuar atë për çdo vjet gjatë muajit të Ramazanit, kështu që i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i lexonte Kur’an atij. Sa herë që Xhibrili takonte atë, ai bëhej më bujar se era e dërguar që sjell shiun (e freskët).” [Sahihul Buhari, 1902 dhe Sahihu Muslim, 2308]


Neveviu deklaron [El-Mexhmu’, 6/398]Bujaria dhe dorëlirësia janë fuqimisht të inkurajuara në Ramazan, veçanërisht gjatë dhjetë netëve të fundit. Duke vepruar kështu ne garojmë me shembujt e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe pasuesve të tij besimtarë të devotshëm. Po ashtu, ky muaj është madhështor, dhe kryerja e punëve të mira në këtë muaj janë më të bekuara sesa në çdo kohë tjetër. Po ashtu njerëzit janë të zënë me agjërim dhe adhurim, dhe kjo i shkëput nga mjetet e jetës dhe ndoshta atyre u duhet ndihmë gjatë kësaj kohe

Përktheu Ardian Klaiqi
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ramazani... Empty Re: Ramazani...

Mesazh nga Serpenta Sun Jul 05, 2009 3:57 am

Gëzohu, o agjërues se në Xhenet është një derë në të cilën nuk ka për të hyrë askush tjetër përveç teje!



Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

E lusim Allahun, subhanehu ve teala, të na falë gabimet tona, të na pastrojë zemrat tona, të na pranojë agjërimin e këtij muaji të nderuar dhe të bëj që nga ky muaj të dalim me mëkate të shlyera sikur atë ditë që kemi lindur!
Salavatet dhe selamet qofshin mbi krijesën tonë më të dashur, Muhamedin, salAllahu alejhi ve selem, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e kanë pasuar dhe do ta pasojnë rrugën e tij!
Jemi në prag të kalimit të një muaji të Madhërishëm dhe aq sa pikëllohemi që po kalon ky muaj në të cilin kemi bërë ibadet dhe kemi agjëruar për hir të Allahut, aq edhe po gëzohemi se shpresojmë se Allahu do të na falë mëkatet dhe do të na shpërblejë për adhurimin që ia kemi bërë Atij në këtë muaj.
Ky muaj kaloi si për agjëruesin ashtu edhe për mosagjëruesin. Ditët shkuan për të dy njëlloj mirëpo te këta është një dallim sikur midis qiellit dhe tokës, për ta është një dallim që s’mund përshkruhet e veç Allahu e din.

Gëzohu agjërues për sabrin që e ke bërë! Gëzohu për shpërblimin që ty Allahu ka për ta dhuruar!

Gëzohu, se Allahu, subhanhehu ve teala, agjërimin e ka zgjedhur për vete dhe Ai shpërblen për të.

Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, ka treguar në një hadith kudsij se Allahu thotë:

''Agjërimi është i Imi dhe Unë jam Ai që e jep shpërblimin për të.'' (Transmeton Buhariu: 1904)

SubhanAllah! Nimet i madh o ju që keni bërë durim në këtë muaj, o ju që e keni falënderuar Allahun në këtë muaj, o ju që jeni larguar nga ushqimi dhe pija në këtë muaj me besim në Allahun duke shpresuar shpërblimin e Tij. Gëzohuni për shpërblimin që ju ka premtuar Allahu për shpërblimin pa llogari!

“Vlera e agjërimit nuk ka kompensim”.

Gëzohu o agjërues, se inshaAllah duaja jote është pranuar! Gëzohu me hadithin e Muhamedit salAllahu alejhi ve selem:

''Lutja e agjëruesit nuk refuzohet.”
(Bejhekiu: 3/345/, gjithashtu gjendet në Es-Silsiletus-sahihati:1797)

Për gëzimin tënd në këtë muaj të madhërishëm ka treguar Muhamedi, salAllahu alejhi ve selem, i cili ka thënë:
''... e ai që agjëron ka dy gëzime: kur han iftarin dhe kur takohet me Zotin e vet''
(Transmeton Muslimi)

Gëzohu, o agjërues i nderuar se agjërimi yt do të ndërmjetësojë atë ditë që nuk bën dobi as nëna e as baba, atë ditë që nëna se ka hallin e fëmijës së vet, atë ditë kur gruaja shtatzënë hedh barrën e saj, atë ditë që s’ka ndërmjetësim as me para e as me pasuri! SubhanAllah! Gëzohu, se atë ditë ndërmjetëson agjërimi për ty!

Muhamedi, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

''Për robin Ditën e Kiametit thotë (agjërimi): o Zot ai është ndaluar nga ushqimet dhe epshet e tij ditën, atëherë më lejo të jem ndërmjetësues i tij''. (Transmeton Ahmedi, 2/174)

Gëzohu, o agjërues, se ty Allahu inshaAllah do ta largojë fytyrën nga zjarri për një ditë 70 pranvera, kurse ti je agjërues i gjithë Ramazanit!

Muhamedi, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

''Ai i cili agjëron një ditë në rrugën e Allahut, Allahu i Lartësuar ia largon (për këtë ditë) fytyrën e tij nga zjarri shtatëdhjetë pranvera.'' (Transmeton Muslimi, 2/807)

Gëzohu, o agjërues se në Xhenet është një derë në të cilën nuk ka për të hyrë askush tjetër përveç teje!

Vërtet në Xhenet është një derë, e cila quhet Rejjan, nëpër të cilën do të hyjnë Ditën e Gjykimit vetëm ata që agjërojnë, nëpër atë derë të tjerët nuk do të hyjnë. Do të thirret në atë derë: ku janë agjëruesit. Do të çohen agjëruesit dhe nuk do të mund tjetërkush të hyjë nga kjo derë, e pasi të hyjnë agjëruesit dera do të mbyllet e nuk do të mund të hyjë në të askush tjetër.” (Transmetohet Buhariu: 1797)

Gëzohuni, ju o agjërues, se ju kaluat një natë që është më e vlefshme se një mijë muaj!

Gëzohuni ju agjërues, se inshaAllah Allahu ju ka shlyer mëkatet! Muhamedi, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

''Ai cili e agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe sinqeritet, i falen mëkatet e mëparshme.” (Transmeton Buhariu)

Lus Allahun që të gjithë agjëruesve që kanë agjëruar me sinqeritet dhe besim t’ua falë mëkatet dhe të dalim nga ky agjërim sikur atë ditë që kemi lindur pa mëkate!

Ju uroj të gjithë agjëruesve Bajramin! Sepse vërtet Bajrami për agjëruesin është festë dhe gëzim se shpreson tek Allahu ta shpërblejë, t’ia pranojë agjërimin, t’ia pranojë lutjet dhe t’ia falë mëkatet!
[/color]
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ramazani... Empty Re: Ramazani...

Mesazh nga Serpenta Sun Jul 05, 2009 4:00 am

Kujt i lejohet ta ndërpres agjërimin dhe çfarë duhet të bëjnë ata që e ndërpresin atë?


Të gjithë këta persona janë të lejuar ta prishin agjërimin pasi ai do ta vështirësonte gjendjen e tyre gjatë cilësdo pjesë të vitit.



Pleqve dhe plakave, që janë në moshë të thyer u lejohet ta ndërpresin agjërimin ashtu siç u lejohet të sëmurëve kronikë dhe atyre që bëjnë punë shumë të rënda në rrethana tepër të vështira dhe që nuk kanë mënyrë tjetër për t’u ushqyer.

Të gjithë këta persona janë të lejuar ta prishin agjërimin pasi ai do ta vështirësonte gjendjen e tyre gjatë cilësdo pjesë të vitit. Ata janë të detyruar që për çdo ditë që nuk e kanë agjëruar të ushqejnë një të varfër. Për sasinë e ushqimit që duhet dhënë në këtë rast dijetarët kanë mendime të ndryshme. Nuk ka asgjë të përmendur në Sunnet për sasinë e saktë që duhet të jepet.

Ibën Abbasi thotë se i lejohet një të moshuari të ndërpresë agjërimin e tij, por për këtë ai duhet të ushqejë një të varfër çdo ditë. Nëse vepron kështu, nuk e ka për detyrë t’i agjërojë ditët që nuk i ka agjëruar.[1]

Buhariu transmeton nga Atau se ky i fundit ka dëgjuar Ibën Abbasin duke lexuar ajetin:

“Dhe ata që nuk mund të agjërojnë e kanë për detyrë të ushqejnë një të varfër”. (El-Bekare, 184)

Pastaj Ibën Abbasi ka vazhduar duke thënë se nuk është shfuqizuar ligji për ata të moshuar dhe gra që nuk mund të agjërojnë. Ata në vend të agjërimit duhet të ushqejnë një të varfër duke i siguruar atij ushqim ditor.

E njëjta gjë vlen për të sëmurët kronikë, që nuk mund të agjërojnë dhe për atë person që bën punë të rënda në kushte të vështira dhe agjërimi do të ishte një barrë shtesë për të. Të dy grupet mund t’i kompensojnë këto ditë duke siguruar për çdo ditë të lënë ushqim ditor për një të varfër.

Duke komentuar ajetet e sures Bekare, Shejh Muhamed Abduhu ka thënë:
”Ata që nënkuptohen në këtë ajet, kur përmenden ata që nuk mund të agjërojnë, janë të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe kështu me radhë. Në mënyrë të ngjashme janë dhe ata që kanë punë të vështira në kushte të rënda si për shembull në minierat e qymyrit etj.

Po kështu veprohet edhe me të burgosurit, që janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe punojnë punë tepër të rënda.

Gratë shtatzëna dhe ato që kanë fëmijë në gji, nëse kanë frikë për veten e tyre apo për fëmijën, mund ta ndërpresin agjërimin dhe sipas hanefinjëve, Ebu Ubejdes dhe Ebu Thevrit, këto gra duhet të plotësojnë vetëm ditët që s’i kanë agjëruar dhe të mos paguajnë ushqimin e një të varfëri çdo ditë.

Ndërsa sipas Ahmedit dhe Shafiut, nëse këto gra kanë frikë për fëmijët e tyre, ato duhet të paguajnë ushqimin e një të varfëri çdo ditë dhe t’i zëvendësojnë këto ditë më vonë. Nëse ato kanë frikë për veten e tyre bashkë me fëmijët ose vetëm për veten e tyre, ato duhet të plotësojnë më vonë ditët që nuk i kanë agjëruar dhe nuk duhet të bëjnë asgjë tjetër.
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ramazani... Empty Re: Ramazani...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi