Keshilla per te ruajtur Shendetin ne muajin e Ramazanit..
:: Feja Islame
Faqja 1 e 1

Disa keshilla per ruajtjen e shendetit gjate Ramazanit
Shkruar nga Fehmi Maloku
Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit mënyra e të ushqyerit tonë nuk duhet që të dallojë shumë nga ajo normale dhe duhet që të jetë sa më e thjeshtë.
Mënyra e të ushqyerit duhet që të jetë e tillë që të ruajmë peshën normale, duke mos fituar dhe duke mos humbur në peshë.
Duke i patur parasysh orët e gjata të agjërimit duhet që të marrim ushqim i cili tretet ngadalë dhe jo ushqim i cili tretet shpejtë. Ushqimi i cili tretet ngadalë zgjatë deri 8 orë, ndërsa ushqimi i cili tretet shpejtë zgjatë vetëm 3-4 orë.
Ushqimet të cilat treten ngadalë janë ushqimet të cilat përbëhen nga elbi, gruri, misri, griza, fasulja, mielli i ngrytë, orizi i papërpunuar etj. (të ashtuquajturat karbonhidrate komplekse).
Ushqimet të cilat treten shpejtë janë ushqimet të cilat përmbajnë sheqerëra, mielli i bardhë, etj. (të ashtuquajturat karbonhidrate të përpunuara).
Ushqimi me fije janë ushqimet si drithërat, kungulli, farërat, perimet si bizelet, borania, spanaqi, karrotat, si dhe pemët me lëvore, pemët e terura veçanërisht kumbullat, kajsiat, pastajbademat, fiqët etj.
Ushqimi i cili merret duhet që të jetë mirë i ekuilibruar, me lloje nga të tri grupet e përmendura, psh., pemë, perime, mish/pulë, peshk, bukë/drithëra dhe produkte të qumështit. Ushqimet e fërguara nuk janë të shëndetshme dhe marrja e tyre duhet që të kufizohet. Ato shkaktojnë çregullime të tretjes, dhembje në lukth, dhe probleme me peshë.
DUHET SHMANGUR
Ushqimit të fërguar dhe me shumë yndyrë.
Ushqimeve të cilat përmbajnë shumë sheqerëra.
Ngrënien e tepëruar veçanërisht para lindjes së diellit.
Pirjen e tepëruar të çajit gjatë të ushqyerit para agimit. Çaji shkakton humbjen e mineraleve dhe elektroliteve të vlefshme nëpërmjet urinimit të sforcuar.
Pirja e duhanit. Pirja e duhanit nuk është e shëndetshme dhe marrja e tij duhet që të ndërprehet plotësisht.
DUHET MARRË
Karbonhidratet komplekse gjatë ushqimit para agimit (suhur) ashtuqë ushqimi zgjatë më tepër duke e zvogëluar ndjenjën e urisë.
Hurmet janë burim i shkëlqyeshëm i sheqerërave, fijeve, kaliumit dhe magneziumit.
Bademat janë të pasur me proteine dhe me fije si dhe kanë pak yndyrë.
Bananet janë burim i mirë i kaliumit, magneziumit dhe sheqerërave.
LËNGJET
Sa më tepër ujë ose lëngje të pemëve ndërmjet iftarit dhe rënjes në gjumë ashtuqë trupi juaj do të ketë mundësi që të rregullon nivelin e lëngjeve trupore me kohë.
VËSHTIRËSIT MË TË ZAKONSHME MEDICINALE
Konstipacioni (Kapsllëku)
Konstipacioni mund të shkakton paraqitjen e hemoroideve, qarjeve në kanalin anal dhe vështirësi të tretjes të shoqëruara me ndjenjën e rëndimit.
Shkaqet: përdorimi i tepëruar i ushqimit jonatyral, pak lëngje në ushqim dhe pak ushqim me fije.
Shërimi: marrja e shtuar të ujit, dhe largimi nga marrja e panevojshme e ushqimit të përpunuar, jonatyral.
Erërat (gazrat) dhe vështirësit në tretje
Shkaqet: Marrja e tepërt e ushqimit. Marrja e tepëruar e ushqimit të fërguar, të yndyrshëm, të djegstë, si dhe të artikujve ushqimor të cilat prodhojnë gazra si psh., vezët, lakrat, lëngjet e karbonizuara (me gaz) etj.
Shërimi: Mos hani tepër, pini lëngje të pemëve më tepër ose pini vetëm ujë. Largojuni ushqimit të fërguar.
Përgjumësia (“ulja e tensionit të gjakut”)
Djersitja e sforcuar, plogështia, lodhja, mungesa e energjisë, marramendja, veçanërisht me rastin e ngritjes nga pozita e ulur, zbehja dhe ndjenja se do ta humbas vetëdijen janë simptoma të cilat e shoqërojnë “uljen e tensionit të gjakut”. Kjo ka tendencë që të paraqitet në orët e pasditës.
Shkaqet: Pak lëngje në ushqim ose/dhe marrja e zvogëluar e kripërave.
Shërimi: Qëndroni në ambient më të ftohët, shtoni marrjen e lëngjeve dhe të kripërave.
Vërejtje: Tensioni i ulët i gjakut mund të verifikohet vetëm me matjen e tij në momentin kur simptomat e lartpërmendura janë prezente. Personat të cilat lëngojnë nga tensioni i lartë i gjakut duhet që të përshtatin marrjen e medikamenteve gjatë muajit të Ramazanit në këshillim me mjekun e tyre.
Kokëdhembja
Shkaqet: ndërprerja e marrjes së kafes dhe duhanit; angazhimi i tepëruar gjatë ditës, mungesa e gjumit, uria e cila shtohet kah fundi i ditës. Kur të shoqërohet me “tensionin e ulët të gjakut”, kokëdhembja mund të jetë mjaftë e rëndë dhe poashtu mund që të shkakton mundim dhe vjellje para iftarit.
Shërimi: Filloni zvogëlimin e marrjes së duhanit ose të kafes një deri dy javë para fillimit të muajit Ramazan. Reorganizoni orarin tuaj gjatë muajit të Ramazanit ashtuqë të keni mjaft kohë për gjumë.
Ulja e sheqerit në gjak
Lodhja, marramendja, plogështia, përqëndrimi i dobët i vemendjes, djersitja e sforcuar, ndjenja e dridhjes së trupit, paaftësia për të kryer aktivitete fizike, kokëdhembja, të rrahurat e shpejtuara të zemrës, janë simptoma të uljes së nivelit të sheqerit në gjak.
Shkaqet (te personat të cilët nuk lëngojnë nga sëmundja e sheqerit): Marrja e tepëruar e ushqimit me sheqerëra veçanërisht para agimit (suhur). Në këtë rast trupi prodhon sasi të tepëruar të insulinit duke e shkaktuar rënjen e nivelit të sheqerit në gjak në orët e pasditës.
Shërimi: Hani diq para lindjes së diellit (suhur) dhe kufizoni me këtë rast marrjen e tepëruar të ushqimit me sheqerëra si dhe të lëngjeve.
Vërejtje: Personat të cilët lëngojnë nga sëmundja e sheqerit duhet të kenë parasysh nevojën e përshtatjes së terapisë së rregullt gjatë muajit të Ramazanit, në këshillim me mjekun e tyre.
Shtangimet e muskujve
Shkaqet: Marrja e pakët e kalciumit, magneziumit dhe kaliumit me ushqim.
Shërimi: Hani ushqim i cili është i pasur me mineralet e lartpërmendura si psh., perime, pemë, produkte të qumështit, mish, dhe hurme.
Vërejtje: Personat të cilët marrin barna kundër tensionit të lartë të gjakut dhe ata të cilët lëngojnë nga gurët në veshkë duhet që të këshillohen me mjekun e tyre.
Ulçera peptike (i thati në lukth ose në zorrën dymbëdhjetgishtore), djegësima në gjoks, pezmatimi i lukthit dhe hiatus hernia
Shkaqet: Prodhimi i shtuar i thartinës në lukth gjatë muajit të Ramazanit i vështirëson rrethanat e lartpërmendura. Kjo manifestohet me ndjenjë të pakëndshme të djegies në regjionin e lukthit e cila fillon nën brinjë dhe mund të përhapet deri në fyt. Ushqimet e djegësta, kafeja, dhe lëngjet me gazra e keqësojnë këtë gjendje.
Shërimi: Ka barëra me të cilët mund të kontrollohet sasia e thartinës në lukth. Personat të cilët e kanë të verifikuar ulçerën peptike ose hiatus hernin duhet që të këshillohen me mjekun para fillimit të muajit Ramazan.
Gurët në veshkë
Gurët në veshkë mund të lajmërohen tek njerëzit të cilët marrin pak lëngje. Kështuqë është e domosdoshme që të merren më tepër lëngje me qëllim të parandalimit të formimit të tyre.
Dhembjet në nyje
Shkaqet: Mbingarkimi i nyjeve gjatë faljes së Namazit. Te personat e moshuar dhe te ata të cilët lëngojnë nga pezmatimi i nyjeve (arthritis) kjo mund të manifestohet me dhembje, shtangim, ajtje dhe ndjenjë të pakëndshme në nyje.
Shërimi: Zvogëloni peshën ashtuqë nyjet të lirohen nga pesha e tepërt. Bëni ushtrime për këmbë. Gadishmëria fizike mundëson kryerjen e lehtë të faljes së namazit

Similar topics
» Koncertet që prishën muajin e Ramazanit
» 20 këshilla për seks gjatë pranverës!
» Urime Muaji i RAMAZANIT...! (21/08/2009)
» VAKTIA e RAMAZANIT 2010 - Për Territorin e Kosovës
» Tuna martohet në muajin prill
» 20 këshilla për seks gjatë pranverës!
» Urime Muaji i RAMAZANIT...! (21/08/2009)
» VAKTIA e RAMAZANIT 2010 - Për Territorin e Kosovës
» Tuna martohet në muajin prill
:: Feja Islame
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi