Affleck: Lopez ishte vendim i gabuar
Faqja 1 e 1
Affleck: Lopez ishte vendim i gabuar
Ben Affleck ka folur për lidhjen e tij me ish-të dashurën Jennifer Lopez, duke thënë se ishte një hap i dëmshëm për karrierën e tij.
Aktori filloi lidhjen me këngëtaren dhe aktoren në vitin 2002, pasi dyshja luajtën së bashku në filmin “Gigli”, dhe më pas u fejuan para se të ndahen pak para martesës së planifikuar të tyre në vitin 2004.
“Nuk isha në kontroll të jetës time. Mendoja se dëshiroja gjëra të tilla, por jo. U humba. U ndjeva i nxënë në frymë, i tmerrshëm dhe i trashë. Kurrë nuk do të duhej të kisha shkuar në atë rrugë”, ka thënë aktori.
Affleck thotë se tash është shumë më i lumtur me gruan e tij, aktoren Jennifer Garner, dhe dy vajzat e tyre, trevjeçaren Violet dhe gjashtë-muajshen Seraphina.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi