Charlize Theron shtrohet në spital
Faqja 1 e 1
Charlize Theron shtrohet në spital
Aktorja Charlize Theron raportohet se ishte shtruar në spital gjatë javës së kaluar pasi është prekur nga një virus serioz në stomak.
Ylli i filmit “Monster” ka kaluar katër net në spitalin në Los Angeles, pasi kishte vuajtur nga disa dhimbje në abdomen.
Sipas National Enquirer, fituesja e çmimit Oskar së pari kishte menduar se është helmuar me ushqim. Por pasi dhimbja nuk ishte kaluar, ajo është dërguar në spital për trajtim, ku është diagnostikuar me një virus.
“Isha e frikësuar për vdekje. Nuk kisha ide se çfarë i ndodh, por ajo është një grua e cila kurrë nuk ankohet, andaj e dija se ishte diçka serioze”, raportohet të ketë thënë partneri i saj Stuart Townsend.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi