Beckham ‘ka mundur ta ndalojë luftën në Irak’
Faqja 1 e 1
Beckham ‘ka mundur ta ndalojë luftën në Irak’
Lideri i grupit “Reverend And The Makers”, Jon McClure, ka thënë se Britania nuk do të ishte përfshirë në luftën në Irak nëse David Beckham do ta kishte kundërshtuar atë.
“Nëse David Beckham do të fliste për Irakun, kjo nuk do të ndodhte, sinqerisht besoj se, dorën në zemër, Britania nuk do të ishte përfshirë në luftë”, ka thënë rokeri.
“Ndikimi kulturor i Beckham ishte aq i madh në atë periudhë sa nëse ai do të thoshte, ‘Nuk dua luftë në Irak, është një gjë e tmerrshme, ne nuk duhet të përfshihemi’, kjo nuk do të kishte ndodhur. Publiku do të çmendej kundër kësaj”.
“Por meqë ai e mbajti të mbyllur grykën e tij, çdokush tjetër bëri të njëjtën gjë, kjo ndodhi”, ka thënë McClure.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi