Meda: Nuk jam ndarë nga Lulja
Faqja 1 e 1
Meda: Nuk jam ndarë nga Lulja
Lulja dhe Meda
Këngëtari i mirënjohur kosovar Mehdin Pergjegjaj- Meda ka hedhur poshtë spekulimet kinse martesa e tij ka marrë fund.
Javë më parë janë përhapur thashetheme, sipas të cilave, Lulja, gruaja e Medës, ia kishte marrë 200.000 euro këngëtarit dhe ishte kthyer të jetonte në Suedi.
Mirëpo, Meda mohon gjithçka nga këto spekulime duke thënë se kjo është një lloj kurdisje për ta penguar suksesin në karrierën e tij.
“Është fakt se te ne dominojnë persona të pandërgjegjshëm, të cilët dëshirojnë ta pengojnë punën tonë, andaj nuk më brengos ky fakt që po qarkullon në opinion kinse jam ndarë nga bashkëshortja, sepse thuajse të gjitha personalitetet e njohura publike përfshihen nga spekulime të ndryshme, e kryesisht përfolen për jetën private”.
“Unë kam dëgjuar të kenë thënë se lulja më ka marrë 200 mijë euro dhe ka ikur në Suedi, por kjo është vetëm një thashetheme dhe asgjë e vërtetë. Në realitet unë nuk jam ndarë nga Lulja dhe as që e kam ndërmend të ndahem”, është shprehur Meda për të përditshmen “Kosova Sot”.
Similar topics
» Aldo Mustafaj - Te ndare 2011
» Ciljeta - Te dy qajme te ndare 2010
» Çiljeta Xhilaga: Nuk jam ndarë me Romeon
» Meda - Pa Fat [2010]
» Meda - Une e Dua Kosoven
» Ciljeta - Te dy qajme te ndare 2010
» Çiljeta Xhilaga: Nuk jam ndarë me Romeon
» Meda - Pa Fat [2010]
» Meda - Une e Dua Kosoven
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi