Arjoni pas shërimit në kërkim të dashurisë
Faqja 1 e 1
Arjoni pas shërimit në kërkim të dashurisë
Para dy javësh personazhi i famshëm nga edicioni i dytë i "Big Brother Albania", Arjoni, i është nënështruar ndërhyrjes kirurgjike në bark, që fillimisht mendohej se është një apendicit i zakonshëm, porse për shkak të komplikimeve tjera operacioni kishte zgjatur katër orë.
“Tani jam shumë mirë, madje që sot kam rifilluar me pak aktivitet sportiv, natyrisht pa sforcuar pjesën e barkut. Ishte një ngjarje që unë nuk e prisja, pasi kam gëzuar gjithmonë një shëndet shumë të mirë, por mesa duket asgjë nuk parashikohet”, ka thënë Arjoni në një intervistë për shtojcën “Panorama Plus”.
Pasi ka kaluar më të keqen, Arjoni shpreson të gjejë një të dashur: “Për momentin jam i lirë por kjo nuk do të thotë se nuk po kërkoj për të gjetur vajzën e duhur për mua”, e cila duhet të jetë “një vajzë që të më bëjë të bie në dashuri”.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi