Konferencë ndërkombëtare për AIDS-in në Kejptaun
Faqja 1 e 1
Konferencë ndërkombëtare për AIDS-in në Kejptaun
Rreth 5.000 shkencëtarë dhe mjekë nga e gjithë bota diskutojnë këtë të diel në Kejptaun të Afrikës së Jugut për shanset në luftën kundër sidës.
Konferenca e pestë ndërkombëtare e shoqatave për sidën merret me gjendjen aktuale të hulumtimeve për prejardhjen, trajtimin dhe masat parandaluese të sëmundjes vdekjeprurëse.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara rreth dy të tretat e 33 milionë të sëmurëve me virusin HIV në gjithë botën ndodhen në Saharën jugore në Afrikë.
Nisur nga mungesa e medikamenteve për sidën, organizata "Mjekë pa kufij" frikësohet se atje situata është katastrofike.
Në Afrikën e Jugut vdesin çdo ditë rreth një mijë njerëz nga kjo sëmundje. /dw/telegrafi/
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi