Teuta: Blero më rehaton shpirtin
Faqja 1 e 1
Teuta: Blero më rehaton shpirtin
Kohëve të fundit është përfolur shumë lidhja ndërmjet Teuta Krasniqit dhe këngëtarit Blero, ndërsa ndërkohë që lidhja e tyre është forcuar më shumë- ata tashmë janë të fejuar dhe planifikojnë të martohen vitin e ardhshëm.
“Fejesa ka ndodhur në mëngjesin e 27 korrikut në ditëlindjen time, kur Blerimi në një mënyrë shumë të veçantë e romanike më ka propozuar. Ka qenë moment jashtëzakonisht i bukur”, ka thënë Teuta në një intervistë me të përditshmen “Kosova Sot”.
Aktorja shprehet e lumtur me lidhjen e saj dhe thotë se ka zgjedhur personin e duhur, i cili çdo ditë e më shumë i jep dashuri, respekt, përkrahje, mirëkuptim dhe ia rehaton shpirtin.
Për më shumë, Teuta ka thënë se ata tashmë e kanë vendosur edhe datën e martesës, mirëpo nuk e ka bërë publike, porse ka thënë se do të ndodhë vitin e ardhshëm.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi