3 hapa të thjeshtë themelor për super lëkurë Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

3 hapa të thjeshtë themelor për super lëkurë Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

3 hapa të thjeshtë themelor për super lëkurë

Shko poshtë

Youtube 3 hapa të thjeshtë themelor për super lëkurë

Mesazh nga duda-duda Wed Aug 05, 2009 10:23 am

3 hapa të thjeshtë themelor për super lëkurë F.0406003753611_m

Shtresues, hidratues, zbutës, pastrues... shumica mezi gjejmë kohë për të ngrënë, apo për një gjysmë kafe të shpejtë. Kush ka kohë për kujdes të ndërlikuar të lëkurës? Dhe, a thua kush nuk e dëshiron një shkëlqim të mirë të lëkurës?
Me këto hapa të thjeshtë do ta pëlqeni në çdo moment lëkurën në të cilën jeni. Duke kursyer kohën tuaj, “Imedica Family” ju përcjell tri këshilla të ekspertëve amerikan për të realizuar me shpejtësi kujdesin themelor të lëkurës tuaj.

1. Lajeni lëkurën tuaj çdo ditë

Nuk keni nevojë për produkte të sofistikuara për të pastruar lëkurën tuaj. Larja çdo ditë me sapun dhe ujë largon ndotjen, djersën, njollosjen dhe qelizat e vdekura të grumbulluara gjatë ditës. Prandaj, një ose dy herë në ditë pastrim është gjithçka që ju nevojitet: të lashë më shpesh mund të dëmtojë lyrësimin natyral mbrojtës së lëkurës. Ekspertët e kujdesit të lëkurës këshillojnë përdorimin e sapunëve të butë, të paaromatizuar, me veti zbutëse dhe njomëse. Ata paralajmërojnë kundër sapunëve deodorant të trupit ose pastruesve antibakterial, të cilën mund të jenë të vrazhdë për lëkurën tuaj.

3 hapa të thjeshtë themelor për super lëkurë Pastrimi-lekura

2. Jepni lagështi lëkurës suaj

Me ekspozimin e vazhdueshëm ndaj avullit, ujit të ftohtë dhe diellit të nxehtë nuk është e patjetërsueshme të përdorni produkte njomëse për lëkurën tuaj, edhe nëse ajo është e yndyrshme në mënyrë natyrale. Fatmirësisht, njomja e lëkurës së butë, të lëmuar është e lehtë: Vetëm përkëdhelni lëkurën me produktin tuaj të preferuar pas daljes nga dushi. Dhe nuk keni nevojë për produkte të shtrenjta.
Keni lëkurë të yndyrshme?
Provoni produkte jo acaruese për lëkurën dhe të cilat nuk mbyllin poret. Dhe, mos harroni se lëkura merr lagështi edhe nga brenda, andaj merrni sasi të mjaftueshme të ujit.

3 hapa të thjeshtë themelor për super lëkurë Krem-lekura

3. Përdorni kremra të diellit për të mbrojtur lëkurën

Edhe nëse koha premton diell, shi, ose borë, mbrojtja nga dielli është e nevojshme, thonë specialistët e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë. Bora dhe uji, që të dyja, reflektojnë rezet e diellit dhe madje edhe në ditët me vranësira ne marrim një dozë të
shëndetshme të rrezeve ultravjollcë. Me kalimin e kohës, këto rreze ultraviolete mund të çojnë në rrudha, ndryshim ngjyre, njolla dhe kancer të lëkurës.
Çfarë të bësh? Mbulo mirë lëkurën e ekspozuar dhe hidh mbi të produkte me faktor mbrojtës të diellit 15 ose më shumë, si dhe me mbrojtje nga UVA dhe UVB. Dhe këtë aplikoje më shpesh.

3 hapa të thjeshtë themelor për super lëkurë Diell-lekura

Kujdes edhe më i shpejtë i lëkurës

Vërtet keni pak kohë? Është lehtë t’i mbledhësh këto tre hapa për kujdesin e lëkurës në dy:
• Bashkoni larjen dhe njomjen e lëkurës duke shfrytëzuar sapunë njomës.
• Bashkoni zbutjen dhe mbrojtjen nga dielli: Blej krem zbutës me faktor 15 ose më të lartë.
duda-duda
duda-duda
Antar-Albveraa

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 17
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 37
Regjistrim Regjistrim : 05/08/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Prizren
Horoskopi : Taurus

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi