20 të mira dhe të këqija nga rrezitja
:: Trupi & Shendeti :: Lifesyle
Faqja 1 e 1
20 të mira dhe të këqija nga rrezitja
Derisa jeni duke pushuar në plazh, afër bregdetit, pishinës, liqenit apo lumit duhet të mendoni: a keni marrë masa kujdesi?
Mos u rrezitni midis orës 10 dhe 15, kur rrezet e diellit janë shumë të forta. Është mirë që të rreziteni herët në mëngjes apo në orët e vona të pasdites.
Mos u mashtroni: rrezet e diellit mund të depërtojnë në lëkurën tuaj edhe nëse qëndroni nën hije, andaj duhet të lyheni me mjete mbrojtëse.
Ditët e para të rrezitjes
1. Të gjitha preparatet për rrezitje, madje edhe ato të cilat përmbajnë filtër UV 15, lëshojnë rrezet e diellit.
2. Në qoftë se dëshironi të rreziteni, nuk preferohet të merrni barna, siç janë ato kundër kundër reumës, për rregullimin e tretjes së ushqimit apo preparatet për nxitjen e urinimit.
3. Tabletat për kontracepcion mund të shkaktojnë shtimin e pigmentimit në organet gjenitale.
4. Nga ora 10 deri në 15, vish fanellë të hollë, vëre një kapelë në kokë dhe lyeju me preparate për rrezitje.
5. Lyerja me kremra mbrojtëse, është e obligueshme, mirëpo ato nuk mbrojnë nga efektet negative të rrezeve të diellit.
6. Kremrat mbrojtëse nuk ndihmojnë as kur keni imunitetin e dobësuar të lëkurës. Në këtë mënyrë keqësohen dermatitisi seborik, herpesi, skuqja e fytyrës dhe formimi i puçrrave.
7. Mesatarisht 69 për qind e rasteve të ndryshimeve kancerogjene në lëkurë në moshën e pjekurisë paraqiten për shkak të rrezitjes së tepërt në moshën e re.
8. Prodhuesit e shumtë, me qëllim që të krijojnë preparate sa më të përsosura, përdorin substanca të cilat në kombinim me rrezet e diellit, shkaktojnë reaksione alergjike në lëkurë.
9. Rrezet e diellit mund t'i shkaktojnë dëm edhe lëkurës së kafshës suaj të adhuruar (qenit, maces...). Natyrisht, kurrfarë lyerjeje nuk preferohet: lërini të qëndrojnë nën hije dhe sigurojini ujë të freskët dhe pas një kohe lëkura vetë do të krijojë njëfarë mbrojtjeje.
10. Në qoftë se vërtet keni vendosur të rreziteni, mbrojeni së paku fytyrën. Hulumtimet tregojnë se në kohën e tashme femrat në moshën 40-vjeçare kanë fytyrë me rrudha sikur kanë pasur femrat e moshës 60 apo 70-vjeçare para disa shekujsh. Piklat e pleqërisë tani paraqiten në duar dhe në pjesë tjera të trupit. Piklat e tilla nganjëherë mund të bëhen edhe ndjellakëqija.
11. Lëkurën duhet lyer së paku gjysmë ore para rrezitjes më faktorë mbrojtës që dëbojnë diellin.
12. Disa ditë para se të shkoni në pushime verore merrni në mënyrë orale vitaminën E, e cila do t'i ndihmojë lëkurës suaj që vetë të mbrohet deri diku nga veprimi i dëmshëm i rrezeve të diellit.
13. Edhe lëkura e natyrshme edhe lëkura plotësisht e errët mund të pësojnë nga rrezet e diellit. Mjafton ta lyeni me ndonjë preparat me faktorë UV 2 ose 4.
14. Duhet të keni kujdes se edhe nëpër rroba depërtojnë rrezet UV. Andaj, edhe nën fanellë duhet lyer lëkurën me ndonjë preparat.
15. Melanina për të krijuar mbrojtjen nga rrezet UV, nxin lëkurën, aktivizohet dhe fillon të grumbullohet vetëm pas 48 orësh rrezitjeje. Andaj kur paraqiten shenjat e para të skuqjes së lëkurës duhet pritur pak. Atë që do të mund ta vëreni në lëkurën tuaj - janë djegiet.
16. Në qoftë se, pra se të dilni në plazh, jeni rrezitur në solarium, ju tërheqim vërejtjen: solariumi nuk mbron nga efektet e mëvonshme të diellit në lëkurë.
17. Rreptësishtë ndalohet që foshnjat t'u ekspozohen diellit, ndërkaq u është tepër e nevojshme vitamina D, e cila ndihmon që fëmija të ketë eshtra të shëndoshë dhe të fortë. Vogëlushët e moshës trevjeçare patjetër duhet t'i mbroni me mjete rezistuese. Ata patjetër duhet të kenë të veshur fanella të bardha pambuku dhe kapelën në kokë!
18. Në qoftë se jeni lyer me ndonjë preparat, pasi të dilni nga uji megjithatë duhet të përsëritni lyerjen me të njëjtin preparat.
19. Rrezet e diellit do të depërtojnë edhe në flokë. Andaj mos harroni t'i lyeni me mjetin për mbrojtjen e flokëve (mjet më i mirë është vaji).
20. Një kuriozitet: hulumtimet kanë zbuluar se në Australi kanceri i lëkurës më së shpeshti paraqitet në dorën e djathtë, ndërkaq në Amerikë në dorën e majtë. E dini arsyen? Në të vërtetë, në Amerikë, sikur edhe te ne, timoni në automobil është i vendosur në anën e majtë të automobilit, andaj shumica e shoferëve dorën e majtë e qesin në dritare të hapur. Në Australi është e kundërta
Dielli në bjeshkë
Dëshironi të pushoni në bjeshkë? Duhet ta dini sesa më lart që të ngjiteni, ajri është më i rrallë dhe më i pastër dhe rrezet e diellit janë më të forta. Për shembull, në lartësinë prej 3000 metrash, fuqia e rrezeve UV shtohet për 50 për qind.
Mbrojtja e posaçme për buzët
Më së miri do të ishte sikur në parfumeri të bleni "stick" për mbrojtje të buzëve.
Kurthet nën hije
* Rrezet e diellit deri në lëkurën tuaj mund të depërtojnë edhe në mënyrë indirekte, andaj lëkura mund t'ju nxihet dhe t'ju përcëllohet edhe nën hije.
* Rëra dëbon 20 për qind të rrezeve të diellit.
* Sipërfaqja e ujit dëbon 75 për qind të rrezeve të diellit.
* Asfalti dëbon 45 për qind të rrezeve të diellit.
duda-duda- Antar-Albveraa
- Gjinia :
Postimet : 17
Sa Vjeqar'e : 37
Regjistrim : 05/08/2009
Vendbanimi : Prizren
Horoskopi :
Similar topics
» 50 këshillat më të mira për një lidhje
» Korab jetishi - E mira bukuri
» Top 20 Muziket me te mira te filmave te huaj
» Capital T - Ma e mira ( Official Video ) HD
» Xhemil Saliu - Sonte ma e mira je 2009
» Korab jetishi - E mira bukuri
» Top 20 Muziket me te mira te filmave te huaj
» Capital T - Ma e mira ( Official Video ) HD
» Xhemil Saliu - Sonte ma e mira je 2009
:: Trupi & Shendeti :: Lifesyle
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi