Gresa mes bukurisë dhe filmit
Faqja 1 e 1
Gresa mes bukurisë dhe filmit
Gresa, një emër ilir femre, që ka domethënie mbretëreshë, ka marrë kuptimin e saktë, sepse Gresa Pallaska qëmoti është përcaktuar për të qenë mbretëreshë e skenës shqiptare. Ajo, përveç që është e angazhuar nëpër seri dhe filma, duket se i flenë më shumë loja në teatër. Këtë e dëshmoi, katërçipërisht me shfaqjen e Bekim Lumit, “Çifti Martin”, ku Gresa, së bashku me Astrit Kabashin kanë briluar. Duke luajtur në këtë përrallë të përbotshme botërore, duket se edhe Gresa do të jetë e përbotshme, me artin e saj më fin, atë skenik. Bukuria e Gresës, sikur fisnikëron publikun dhe përmbushë misionin e artit skenik, ku bëjnë pjesë dëshpërimi, gëzimi, pikëllimi dhe mbi të gjitha shkëlqimi. Gresa do të shkëlqejë edhe në të ardhmen. E themi publikisht dhe me besim të plotë.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Jeni shquar gjithnjë si një vajzë e bukur dhe mjaft e suksesshme në ambiciet tuaja të karrierës. Keni qenë e vetëdijshme si fëmijë për talentin për aktrim?
Gresa: Megjithëse e pavetëdijshme për talentin tim për aktrim, në pyetjen “Çka do të bëhesh kur të rritesh” përgjigjja ime ishte aktore dhe ndjehem mirë që ëndrrën time që e kisha si fëmijë jam duke e realizuar.
Ke ndryshuar shumë që nga koha kur u shfaqe për herë të parë në publik? Përparësitë e tua si aktoret kush janë?
Gresa: Natyrisht... Në shfaqjen “Çifti Martin”, përveç aktrimit, kam mundësi t’i shpalos disa nga talentet e mia...si këndimi, vallëzimi, lëvizjet skenike, etj.
Po pjesëmarrja në serialin “Familja moderne”, sa e plotëson Gresën si aktore?
Gresa: Ne fillim puna në televizion nuk më tërhiqte shumë dhe për këtë arsye nuk kisha përqendruar vëmendjen time aty. Por roli që m’u ofrua nga regjisori Fatos Berisha, më bëri që të ndryshoja mendjen. Përkundër kësaj isha pak e brengosur si do të përshtatej ky rol me rolet e tjera që funksiononin së bashku për një kohë të gjatë. Por roli kishte një tranzicion të lehtë ne serial dhe u përshtat shumë mirë me pjesën tjetër të ekipit. Ky projekt më ka plotësuar në kuptim të punës në një ambient tjetër, para kamerave televizive.
A do të ndryshonit diçka te Trendelina?
Gresa: Jo, ndoshta vjehrrën...
Pas ndonjë paraqitjeje, qoftë më Tv apo në teatër, ju ka ndodhur të ndiheni e dështuar?
Gresa: E dështuar? Asnjëherë.
Dashje pa dashje, personazhet e artit e të kulturës e kanë të nevojshme të flasin për projektet e tyre?
Gresa: Pos vazhdimit të punës në serialin “Familja Moderne” në regji të Fatos Berishës në RTK dhe shfaqjes “Çifti Martin në regji të Bekim Lumit në Teatër, jam duke ushtruar funksionin tim si anëtare e bordit drejtues në Teatri e Gjakovës. Gjithashtu së bashku me menaxheren time Vjosa Berisha jemi duke i shqyrtuar disa oferta të cilat nuk do t’i publikoj deri sa të konkretizohen marrëveshjet.
Aktorët shpesh profilizohen tek një zhanër i caktuar skenik. Tek ju i kemi parë të gjitha. A është e vështirë të realizosh mjeshtërisht të gjitha zhanret?
Gresa: Është shumë vështirë dhe kërkohet një punë e madhe dhe përkushtim, por para së gjithash, aktori duhet të ketë një gamë të tërë talentesh për të qenë i suksesshëm.
“Monologët e vaginës” ka ngjallur shumë diskutime. Roli yt ka qenë shumë erotik. A mund të thuhet se jeni një aktore e guximshme për skena erotike edhe pranë ekranit?
Gresa: Është shumë interesante që e përmendni këtë shfaqje. Mund të them se edhe kritikeve të mi më të ashpër, pikërisht familjes sime të ngushtë, u ka lënë shumë përshtypje paraqitja ime në këtë shfaqje. Kur mora skenarin, duke marre parasysh tekstin tejet eksplicit hezitova ta pranoja ofertën. Pasi lexova tekstin me vëmendje, fillova ta shikoja këtë shfaqje nga një këndvështrim tjetër dhe në të njëjtën kohë fillova t’i kuptoja mesazhet e fuqishme të autores. Kurse për skena erotike në ekran, për këtë çështje nuk mendoj, sepse deri më tani nuk kam pasur një oferte të tillë. Kur të vijë oferta do ta analizoj së pari rolin e pastaj domosdoshmërinë e skenës erotike për vet rolin, sepse skenat erotike jo gjithherë janë të domosdoshme.
Çfarë bën Gresa zakonisht, kur ka kohë të lirë? Pastron, gatuan, lexon, pushon…?
Gresa: Edhe pse kam shumë pak kohe të lirë, atë e kaloj me familje, lexoj, shikoj filma, dëgjoj muzikë, dal ...
Cilat ishin pritshmëritë tuaja. Çfarë do t’i shtoje karrierës tënde?
Gresa: gjithçka...Ambiciet e mia janë të mëdha, shpresoj të kem fat dhe t’i realizoj, sepse jo gjithçka varet prej meje. Arti nuk ka kufi...
Një pikë të dobët dhe një sekret të pamjes tënde.
Gresa: Nëse e zbuloj, nuk do të jetë sekret.
Zemra juaj është e mbushur plot?
Gresa: Po
Ndodh të krijoni dashuri imagjinare kur nuk përmbushen pritshmëritë e artistes?
Gresa: Jo.
Po të japim një mundësi të lavdërosh pa modesti veten tënde. Çfarë pëlqen më shumë tek ti?
Gresa: Faleminderit për mundësinë, por nuk më pëlqen të lavdërohem...e kjo më pëlqen tek vetja.
Çfarë do të doje të kishe në këto momente, diçka që të mungon?
Gresa: Do të dëshiroja të jetoja në një kohë ku arti do të vlerësohej më shumë në shoqëri.
Similar topics
» TDS - Fillimi i Filmit (Premier 2o10)
» Marina dhe Luana simbiozat perfekte te bukurise
» Hygerta: Konskurset e Bukurisë kanë humbur vëmendjen e publikut
» Gresa Duet me Gencin
» Gresa Behluli rikthehet ‘më ndryshe’
» Marina dhe Luana simbiozat perfekte te bukurise
» Hygerta: Konskurset e Bukurisë kanë humbur vëmendjen e publikut
» Gresa Duet me Gencin
» Gresa Behluli rikthehet ‘më ndryshe’
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi