Dashuri ne Net Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Dashuri ne Net Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuri ne Net

5 posters

Shko poshtë

rrotulli Dashuri ne Net

Mesazh nga MrFresh Tue Aug 11, 2009 7:31 am

Në realitetin e ri,
realitetin virtuel çdo ditë lidhen gjithnjë e më tepër njerëz. Komunikimi i
drejtëpërdrejtë përmes shfrytëzuesve të internetit në cilën do shtet a qytet, i
mënjanon largësitë gjeografike, dhe ofron liri të plotë të të shprehurit.
Këmbimi i mendimeve, ideve, qëndrimeve bën që njerëzit të afrohen, të lirohen
nga pakënaqësitë, paragjykimet dhe paaftësitë që shfaqen në komunikimet "sy më
sy". Ky lloj i mediumit për komunikim të shpejtë dhe kryerje të shpejtë të
punëve, po bëhet medium për të dashuruarit. Dashuria përmes Internetit është
dukuri e re të cilën ende nuk e kanë studiuar mire psikologët dhe sociologët.
Si njoftohen
njerëzit?
Të njoftohesh përmes
Internetit, kjo nuk është aspak e vështirë. Mjafton të kyqeni në forume, grupe
të ndryshme të diskusioneve, dhoma të diskuioneve, dhe për një kohë të shkurtër
do të keni me dhjetëra letra elektronike. Aq më tepër nëse keni faqe personale,
vet do t'ju lajmërohen njerëzit anë e mbanë botës. Dhe këshu gjithçka fillon me
një bisedë të thjeshtë rreth një teme me një person ende të panjohur për ju, dhe
natyrisht nëse ajo bisedë bëhet interesante, me të përsëritet komunikimi
vazhdimisht. E numri i partnerëve potencial për biseda të këtilla është i
pafundë.
Shumë njerëz mendojnë se dashuria përmes Internetit është kurth
dhe për një gjë të tillë nuk duhet diskutuar. Pa marrë parasysh se kush ndodhet
në anën tjetër të rrjetit, pa marrë parasysh përmbajtjen e letrave, porosive,
vërtet, krejt çka dijmë për personin tjetër janë shkrimet e tija elektronike?
Shumëkush mendon se të dashurohesh përmes internetit pa e njohur fizikisht një
person, është njëjtë sikur të dashurohesh pa sy e vesh, ngase gjithçka paraqet
rezultatin e imagjinatës dhe frazave të thurura me mjeshtri. Por a është vërtet
pikërish kështu?
Një nga karakteristikat themelore të komunikimit përmes
internetit është anonimiteti. Kjo mundëson lirinë e të shprehurit, të
qëndrimeve, ideve dhe kjo paraqet bazën e njohjes së njerëzve. Njohja rrjedhë më
shpejtë, nga brenda - jashtë, duke zbuluar personalitetin, karakterin,
ndjeshmërinë, animin, motivimin dhe shkurt e trup, gjithçka që personin në anën
tjetër të rrjetit e bënë të veçantë.
Kryesore në komunikimet mes njerëzve
përmes kompjuterit janë fjalët. E fjalët i janë dhënë njeriut që më mire t'i
fsheh mendimet e veta, thotë një proverb. Megjithatë gjithçka duhet të merret me
rrezervë. Përderisa disave ky lloj komunikimi u ofron mundësi të lirisë së të
shprehurit të mendimeve, sinqeritetit, guximit, të tjerëve u ofronë mundësi për
të servuar gënjeshtra, për të mashtruar dhe trilluar. Të gjithë që dëshirojnë
kanë çasje në të. Prandaj mashtrimet nuk janë mangësi e mediumit të këtillë, po
ato janë mangësi që tregojnë mangësitë individuale të njeriut.
Cilët janë
përparësitë e njohjes përmes Internetit
Padyshimë se
përparësitë janë më të shumtë, por ne do t'i numërojmë këtu vetëm disa:
1. Gjasat për të takuar personat e shpirtit janë të zgjeruar dhe përfshinë krejt
botën,
2. Njoftimet bëhen në bazë të interesave të përbashkëta, e kjo shpesh
shpien në mirëkuptim dhe ju zhvillohet ndjenja se ju takon dikush apo i takoni
dikuj. Njoftimet bëhen në bazë të atraktivitetit miqësisë dhe dashurisë.
3. Nuk ekziston palakmueshmëri apo pasiguri, sikurse në takimet e drejtëpërdrejta.
Njerëzit anojnë t' i zbulojnë më shpejtë mendimet dhe qëndrimet e veta në këtë
mënyrë.
3. Pasi që ka mundësi të editohet teksti, mendimet dhe shprehjet janë
më koncize, më përmbajtësore dhe të paramenduara mire.
4. Ndjenja e vetmisë
gati nuk ekzison, ngase gjithnjë del dikush që është në disponim të komunikoj me
ju.
Cilët janë mangësitë
e njohjes përmes Internetit
Mungesa e gjesteve
përcjellëse si: ngjyra e zërit apo e shprehjeve të fytyrës që flasin shumë,
mungesa e afërsisë fizike.
2. Mungesa e erës, shijes dhe prekjes.
3. Keqkuptimi në komunikim (për shkak të mënyrës së interpretimit fiks dhe vonesës
së shkrimeve në rrjetë).
4. Jo sinqeriteti i personave që e keqpërdorin këtë
medium komunikimi. P.sh. thjesht dikush dëshiron të argëtohet në logari tuajin,
pastja, gënjimet për punën, luajta e roleve, gënjimi për statusin martesor,
fëmijët, gjininë, moshën… dhe gjithnjë ka të tillë që gënjejnë dhe të tillë që
besojnë.
5. Edhepse ekziston mundësia e këmbimit të fotografive, dëgjimit të
zërit etj., prap se prapë mungesa e prekjes, shikimit në sy, intonimit të zërit
dhe vetë fluidi i kontaktit shpirtëror (parandjenja kur takohesh me një person,
apo përshtypja e parë fizike) mungojnë. Ata që mashtrojnë, madje mund t'ua
dërgojnë fotografin e dikujt tjetër, zëri mund të jetë i tjetërkujt, shkrimet po
ashtu. Mund të gënjejnë edhe për përkatësinë etnike, bindjet fetare, gjininë,
etj.
MrFresh
MrFresh
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 1569
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 36
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Repulika Kosoves
Humori Humori : Xhixha
Hobi Hobi : Internet
Horoskopi : Sagittarius

http://albvera.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

rrotulli Re: Dashuri ne Net

Mesazh nga MrFresh Tue Aug 11, 2009 7:32 am

Sa është reale
dashuria virtuele?
Për t'u përgjigjur
se sa është reale dashuria përmes internetit, le ta definojmë së pari se çka
nënkupton fjala dashuri e vërtetë? E këtë për fat të keq nuk mund ta përshkruajm
apo jo. Atë vetëm mund ta ndjejmë. Ajo është gjendje për të cilën dijmë pa
pyetur asgjë. Edhepse nuk mund ta përshkruajm, jemi të bindur se dijmë ta njohim
dashurinë e vërtetë. Kjo e tëra mund të ndodh ngase asgjë nuk varet nga ne. Ajo
vje kur nuk e presim, dhe shkon kur të dëshiroj vet, papritmas. Dashurinë më kot
mundohemi ta etiketojmë dhe ta klasifikojmë. Çdo dashuri është unike. Pamundësia
e definimit të një ndjenje të tillë e mbështjellë atë me me një vello të
misteriozitetit. Pikërisht edhe interneti është vend misterioz dhe mjaft magjik.
Madje edhe në jetën e përditshme dhe takimet fizike, të gjitha dashuritë nuk
janë të vërteta. Disa tregohen si dashuri të mëdha dhe jetojnë përherë, të
tjerat vdesin që në vjeshtën e pare.
E çka është ajo që na tërhjekë te
personi tjetër? Çka e bënë të veçantë personin që e duam prej njerëzve tjerë?
Pse është në qendër të vëmendjes sonë personi ynë zgjedhur? Pse na motivon dhe
pse ia falim zemrën? Prej çka përbëhet dashuria e vërtetë? Si të dalohet
ajo?
Më duhet të pranoj se nuk e di! Ai apo ajo që mundohet ta përshkruaj
dashurinë, thjesht gënjen.
Megjithatë mund të vendosim një paralele deri diku
mes dashurisë së vërtetë dhe asaj virutele. Ajo që na tërhjek në dashurinë e
jetës reale është se njoftohemi me personin në shkollë, punë, fakultet, qytet,
autobus etj. Vëmendjen na e fiton pamja, zëri, ecja, buzëqeshja, flokët,
qëndrimi. Edhepse nuk dijmë shumë e ndjejmë tërhekjen fizike. Imagjinata e jonë,
nën ndikimin e dëshirave dhe kërkesave tona bën seleksionim në bazë të kritereve
të pamjes së jashtme dhe krejt vetive tjera të përmendura më lartë. Për këtë në
shumicën e rasteve gjurmojmë edhe më tej për t'u bindur se personi që na tërhjek
është i/e qëlluar çfarë e kemi ëndëruar përherë.
Në dashuri virtuele me dike
njoftohemi duke shkruar dhe pranuar porosi. Vëmendjen na e tërhjek stili i të
shprehurit, reflektimi i personalitetit të dikujt. Kureshtja jonë shpejt kënaqet
ngase më shpejtë mësojmë për të, në bazë të ideve, mendimeve të thëna. Këtu
njihemi me personalitetin e brendshëm dhe zakonisht këmbejmë porosi me shpirta
të ngjashëm si ne. Dhe e gjith kjo në bazë të cilave kriteriume na bënë të
dashurohemi në të? Pikërisht sikurse edhe në dashurinë e vërtetë, në bazë të një
gjëje të padefinuar, për të cilën din vëtëm zemra. Imagjinata është ajo që i
mbushë zbrazëtirat mes reshtave. Rreziku që të jemi të mashtruar është po aq sa
edhe në jetën reale të vërtetë.
Edhe në njërën edhe në tjetrën realitet,
çifti njoftohet dhe afrohet përmes bisedës. Në të dyja rastet, të dy partnered
përpiqen ta tregojnë anëne vetësa më pozitive. Mua nuk më duket se gjithnjë mund
ta lexojmë të vërtetën nga sytë e dikujt. Shpesh na ndodh që të jemi të bindur
se e kemi gjetur personin e vërtetë dhe pas një kohe të vërtetojmë se kemi
krijuar lidhje me një njeri të huaj? Prandaj kjo është edhe një dëshmi që
mundësia e mashtrimit është po aq sa edhe në jetën reale.
Në anën tjetër,
gënjeshtrat e servuara përmes komunikimit në Internet më lehtë mund t'i zbulojmë
nëse koncentrohemi në fjalët e thëna. Për të na gënjyer dikush, para se të na
bëjë të dashurohemi, duhet të ketë motiv të madh dhe të jetë gënjeshtar
djellëzisht i mire. Ndërsa në jetën e përditshme, përkundrazi, gënjeshtrat
shiten më lehtë, ngase aty vendimtare janë buzëqeshjet, prekjet, shikimet pa
fjalë, madje edhe lotët etj…
Kam dëgjuar se kur për të parën here është
krijuar biçikleta, mes nesh populli e ka quajtur atë "Qerrja e djallit", orën e
ka quajtur"syri i djallit". Treni i pare në Pariz, edhe pse ka ecur me shpejtësi
vetëm 20 km/orë, ka shkaktuar pakënaqësi mes françezëve madje edhe protesta e
demostrata. E kanë gjykuar si diçka shumë të rrezikshme për njerëzimin,
destruktive që ec aq shpejtë dhe është produkt i djallit!!! Sot e dijmë se sa të
shpejtë janë trenat, por askush nuk proteston!
Dashuria Virtuele
pajtohemi ne apo jo, është dukuri e kohës së rë. Shumë çifte fillojnë me
shkrimin e e-mailave, përderisa lista e atyre që hyjnë në martesë për shkak të
kësaj dashurie virtule, dita ditës rritet. Të tjerët këtë e marrin si argëtim,
largim nga monotonia. Dikush me këtë mjekon vetminë, ndjenjën e turpit (në jetë
private është lepur, në internet luan, dashnor i famshëm), mangësitë fizike,
pakënaqësitë, anomalitë dhe sëmundjet tjera shpirtërore... Pra gjithçka
zhvillohet si në jetën private. Interneti është vetëm medium që na bashkon.
Gjërat tjera varen nga vet ne, sa të sinqert jemi, çfarë zemre kemi. Natyrish,
këtë shkrim po e përfundoj me thënjen: "Nëse dikush më mashtron një here, më vje
keq për të, nëse më ka mashtruar edhe herën e dytë, atëherë fajin duhet kërkuar
brenda vetes.
MrFresh
MrFresh
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 1569
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 36
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Repulika Kosoves
Humori Humori : Xhixha
Hobi Hobi : Internet
Horoskopi : Sagittarius

http://albvera.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

rrotulli Re: Dashuri ne Net

Mesazh nga Serpenta Tue Aug 18, 2009 9:26 am

Flm per post
shum interesant computer
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

rrotulli Re: Dashuri ne Net

Mesazh nga mushi Fri Jan 08, 2010 4:39 am

ka dashuri ne net po nuk eshte e vertet
mushi
mushi
Junior Member-Albveraa
Junior Member-Albveraa

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 31
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 44
Regjistrim Regjistrim : 09/11/2009
Vendbanimi Vendbanimi : prishtin
Horoskopi : Taurus

Mbrapsht në krye Shko poshtë

rrotulli Re: Dashuri ne Net

Mesazh nga admin-Triplexx Tue Feb 02, 2010 12:04 am

flm
admin-Triplexx
admin-Triplexx
Vip member
Vip member

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 561
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 32
Regjistrim Regjistrim : 30/01/2010
Vendbanimi Vendbanimi : Podujevë
Hobi Hobi : Futboolli
Horoskopi : Leo

http://www.sound-ks.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

rrotulli Re: Dashuri ne Net

Mesazh nga shaban cakolli Fri Jan 31, 2014 11:27 am

ka,po si
shaban cakolli
shaban cakolli
Member-Albveraa
Member-Albveraa

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 53
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 39
Regjistrim Regjistrim : 31/01/2014
Vendbanimi Vendbanimi : gjermani
Humori Humori : ngapak
Hobi Hobi : shkrimet
Horoskopi : Cancer

Mbrapsht në krye Shko poshtë

rrotulli Re: Dashuri ne Net

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi