Familja Dhe Njeriu Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Familja Dhe Njeriu Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Familja Dhe Njeriu

Shko poshtë

Familja Dhe Njeriu Empty Familja Dhe Njeriu

Mesazh nga Serpenta Sun Aug 16, 2009 4:23 pm

Familja dhe Njeriu

Familja Dhe Njeriu The,Muslim,Family
Islami
i caktuar nga Allahu dhe i dërguar njerëzve si institucion mëshire dhe
uniteti, përfaqëson të drejtën juridike të krijimit. Çdo njeri gjen
qetësi dhe arrin shpëtimin vetëm brenda këtij sistemi.


Kur'ani,
libri-burim i Islamit, faktin që Allahu e ka ngritur jetën e njeriut
mbështetur në burrin dhe gruan, që mes tyre ka vënë një afërsi të
caktuar, që i ka përgatitur burrin dhe gruan në atë mënyrë që të gjejnë
te njëri tjetri dashuri dhe prehje, i shpreh kështu në këtë ajet: [b]"Dhe
nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi
nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe
në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për
njerëzit që mendojnë."
(Rum, 21)

Siç tregohet qartë në ajet, jeta e njeriut qëndron mbi familjen. Natyrisht,
Kjo jetë duhet rregulluar sipas vlerave të besimit dhe parimeve të
Islamit. Dhe zbatimi praktik i jetës islame me mbajtjen gjallë në
mënyrë të vazhdueshme të vetëdijes së devocionit (takva) si në familje,
ashtu edhe në njësitë e tjera shoqërore, shprehet kështu: [b]"
O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje
(njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u
shtuan burrra shumë e gra..."
(Nisa, 1)

Martesa,
të cilën e drejta juridike islame (fikh) e shpreh me konceptin sunnet,
është një qëndrim i rrjedhur nga krijimi i vënë në zbatim nga Profeti
a.s. Kjo do të thotë se, sipas Islamit, martesa nuk është një fantazi
pa kuptim ose privilegj, por nevoja më e natyrshme dhe një e drejtë
legjitime.



Përkufizimi i familjes dhe veprimtaritë e saj të natyrshme

Familja, e cila formohet prej prindërve (nënës dhe babait) dhe fëmijëve dhe me
anë të farefisit të afërm (lidhjes së gjakut), zgjatet në një fushë më
të gjerë, është një unitet themelor me ndikim mbi të gjitha shpresat e
shoqërisë. Roli më i rëndësishëm i saj është të siguroj vazhdimin e
brezit dhe rritjen e përgatitjen e tij të mirë. Ndërkaq, mundësia e
familjes për ta vazhduar këtë veprimtari varet nga përbërja dhe
funksioni i saj i rregullt dhe harmonik. Një familje e tillë mund të
ngrihet duke plotësuar kushtet përkatëse ndjesore, shoqërore, ekonomike
dhe moralo-etike. Familjet e ngritura mbi vlera të larta, si
besnikëria, dashuria e sinqertë, bindja e vetëdijshme dhe morali i
bukur, janë garancia më e madhe e shoqërisë islame. Detyra më e
rëndësishme dhe parësore e një familjeje myslimane është të rrisë dhe
të përgatis njerëz me personalitet që i besojnë Allahut dhe ta jetojnë
Islamin pa ndryshim. Kështu Kur'ani tërheq vëmendjen mbi përparësinë e
detyrës në fjalë: [b]"Kur Llukmani duke e këshilluar, birit
të vet i tha: "O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse
idhujtaria është padrejtësi më e madhe!"
(Llukman, 13).

Kalaja mbrojtëse: Familja

Janë edhe funksione të tjera që kryen institucioni i familjes në jetën e
individit dhe shoqërisë. Familja ka një funksion shumë të rëndësishëm
për kontrollin dhe rregullimin e instinktit seksual si dhe për
përfitimin e moralit dhe edukatës së bukur. Familja e formuar me anë të
martesës siguron plotësimin në mënyrë legjitime të dëshirave të
natyrshme, rritjen dhe përgatitjen e brezave me një prejardhje
gjenetike të njohur e të përcaktuar qartë. Familja është kala mbrojtëse
përballë jetës boheme, sepse familja është vendi ku natyra njerëzore
mundet ta shprehë veten në mënyrën më të mirë, ku mundet t'i realizoj
dhe kthej në praktikë vlerat e larta, si dashuria, respekti,
dhembshuria dhe vetëmohimi. Familja, e cila siguron mjedisin material
dhe moralo-shpirtëror më të përshtatshëm për përfitimin, zhvillimin dhe
maturimin e personalitetit njerëzor, është një lloj shkolle morali të
lartë. Se sa e rëndësishme është, për sa i përket njeriut, familja e
formuar si rezultat i martesës, pohohet me këto fjalë në Kur'an:
"...ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato..."
(Bekare,
187). Ky ajet i përkufizon gratë dhe burrat si prehje për njëri
tjetrën. Kjo realizohet me anë të martesës, sepse martesa i mbron
bashkëshortët nga shumë mëkate, si lidhjet dhe marrëdhëniet seksuale jo
legjitime e të ngjashme, e fuqizon botën moralo-shpirtërore dhe e
zbukuron moralin.


Familja luan rol të rëndësishëm edhe në formimin e shoqërisë. Familja është
institucion që i zhvillon lidhjet farefisnore ose të gjakut mes
njerëzve, që i shndërron këto lidhje, në masë të madhe, në solidaritet
shoqëror-ekonomik dhe mbështetje të dyanshme. Gjithashtu, familja vjen
në krye të institucioneve që kontribuojnë në njohjen e brezave me
vlerat islame si dhe në formimin e shëndoshë dhe të qëndrueshëm të
ndërrimeve shoqërore. Fundja, ekzistenca e një institucioni matet me
aktivitetin e tij. Institucionet që i kanë humbur efektivitetin, në një
aspekt, nuk ekzistojnë.


Sulmet kundër familjes
Nëditët tona, familja ndodhet përballë një sërë sulmesh bashkëkohore.
Tregtarët e epshit të cilët pandehin se mbrojnë të drejtat e vajzave
dhe grave, duke zhvilluar armiqësi veçanërisht ndaj Islamit, në çdo
rast të përshtatshëm e tregojnë martesën si të keqe dhe kërkojnë të
asgjësojnë ndikueshmërinë dhe efektivitetin e familjes. Një numër i
madh njerëzish të ranë në grackën djallëzore të ngritur nga ata që e
përdorin femrën si mjet kënaqësie e dëfrimi, duke u dhënë pas kërkimeve
jashtë familjes dhe Islamit, kryejnë të gjitha llojet e mëkateve në
emër të të ashtuquajturit qëndrim bashkëkohor. Veç kësaj, institucionet
arsimore bartin te brezat e rinj një masë të madhe të vlerave jashtë
Islamit, kurse mjetet e informacionit masiv kanë marrë përsipër të
formojnë pothuaj një mënyrë jetese jashtë Islamit. Zhvillimet negative,
si hedhja e sloganeve mbi "lirinë seksuale" nga disa zëra të çjerrë dhe
konsideromi nga disa të tjerë i "bashkëjetesës pa kurorë" si
domosdoshmëri të jetesës bashkëkohore, po na shpalosin para syve se në
ç'përmasa kanë arritur sulmet kundër familjes dhe rreziqet pasuese, dhe
ata që dalin kundër Islamit dhe martesës së propozuar prej tij,
kërkojnë liri veprimi që femrën ta përdorin si mjet kënaqësie dhe
dëfrimi.


Përballë të gjitha këtyre zhvillimeve negative, myslimanët po përpiqen, pa u
mbrapsur, t'i vejnë në jetë të vërtetat që i besojnë dhe i shprehin, si
dhe për të siguruar rritjen dhe përgatitjen e brezave të rinj me
dashurinë për Allahun dhe dëshirën për të jetuar sipas mënyrës islame
të jetës. Ndërkaq, kjo përpjekje duhet nisur veçanërisht me zbatimin e
një modeli të jetës islame në familje. Tashmë nuk ka asnjë dobi thënia
se myslimanët e mirë kanë mbetur në të kaluarën. Sot, në çdo fushë të
jetës ekziston nevoja e shembujve të myslimanëve të mirë, sepse ajo që
është përgatitur dje, realizohet sot dhe përgatit të nesërmen.


Ka ardhur koha për të parë të vërtetën dhe par të thënë atë hapur.
Zbatimet arsimore-edukative islame si në familje, ashtu dhe në njësitë
e tjera shoqërore, ose kanë mbetur në fjalë,ose janë bërë me të meta
dhe gabime. Puna e parë që duhet bërë në këto kushte, është të
rishikohen familjet dhe institucionet tjera që janë ushqyesit më jetik
të individit dhe strukturës shoqërore dhe, duke u përftuar atyre
strukturën dhe funksionet origjinale bazë, të shndërrohen në
institucione që rrisin dhe përgatisin njeriun mysliman.








sinqeriteti.com
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi