Ta presim Ramazanin . sikur te ishte i fundit
:: Feja Islame
Faqja 1 e 1

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
Allahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron e thotë:
" O ju që besuat, agjërimi u
është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para
jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
(Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej
jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë)
më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të
obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga
vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e
dini, agjërimi është më i mirë për ju.
(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të)
shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës
së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton
prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në
udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me
këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të
agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni
All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni." (El - Bekare,
183 - 185)
Kur njeriu kryen një punë,
ose viziton një vend të caktuar, apo takohet me një person të dashur
dhe me këtë rast mendon që nuk do të ketë rastin tjetër, kjo i fuqizon
ndjenjat që këtë rast duhet shfrytëzuar sa më mirë ngase nuk përsëritet
më. Kur sahabët dëgjonin këshillat e Pejgamberit s.a.v.s. sytë u
lotonin, zemrat u dridheshin, thonin: "Sikur kjo është këshilla e
fundit, lamtumirëse e cila nuk kthehet më!?" (Tirmidhiu)
Në haxhin lamtumirës,
Pejgamberi s.a.v.s. para turmës së mbledhur u drejtoi fjalët e
udhëzimet dhe këshillave që ishin përmbledhje e pejgamberisë
shumëvjeçare. Një fshehtësi e këshillës së tij drejtuar një sahabiu
ishte:"Kur ngrihesh për të falë namazin, fale sikur me qenë i fundit në
jetë!" (Ibn-Maxhxheh)
Paramendoni njeriun i cili
falet me sinqeritet duke ditur se është namazi i fundit i tij . . ., sa
do të mundohet ta kryejë me përkushtim . . ., me përulësi . . ., i
sinqertë në lutjet e tija!? Pejgamberi s.a.v.s. na udhëzon dhe
këshillon si të lirohemi nga kurtha e transformimit të ibadetit në adet
- imitim.
Përse edhe ne nuk përpiqemi
që ibadetet tona t'i bëjmë me përkushtim, sikur me qenë të fundit?!
Gjithsesi jemi në udhëtim pa fund. Namazet tona nuk janë të vetmit që
janë të ekspozuar rrezikut që të transformohen nga ibadeti në adet.
Ramazani është mysafiri ynë
më i dashur. Ai do të na fisnikërojë nëse ndaj tij jemi fisnik. Me
ardhjen e tij, përjetojmë ardhjen e bereqetit dhe mirësive të
panumërta. Ai është mysafir që duhet pritur bukur. Ndoshta dikush prej
nesh do ta pret për herë të fundit. Andaj ta gostitim bukur mysafirin e
dashur! T'i shfrytëzojmë momentet që t'i kalojmë me te!
Besimtar të nderuar, ejani që
bashkërisht të arrijmë ndjenjat të cilat i ka dikush kur me një të
dashur ndahet përgjithmonë, ta forcojmë besimin tonë duke kaluar këtë
muaj të bekuar në shkallën më të lartë të vëmendjes dhe brengës sikurse
me qenë i fundit në jetë duke shpresuar fuqishëm në shpërblimin dhe
faljen e Allahut ndaj mëkateve tona të cilat janë të shumta.
Le të përpiqemi që këtë Ramazan, ta studiojmë Kur'anin fisnik duke medituar thellë për versetet e tij.
Përveç ushqimit trupor le të
pasurohemi me ushqim shpirtëror, të mundohemi t'i gëzojmë familjet
tona, farefisin tonë dhe besimtarët e tjerë.
Le të përpiqemi të bëjmë sa më shumë vepra të mira.
Këtë vit le të përpiqemi që në vetmi të bëjmë llogari me vetveten.
Afrohu në safë me ata që nuk i njeh! Renditi rreshtat pas imamit me qëllim të bashkimit të zemrave në rrugën e vërtetë.
Edhe unë edhe ti kemi armiq. Të mbrohemi nga ata me lutje.
Për çdo vit dëgjojmë për
vlerat e mëdha të këtij muaji të bekuar. Mundohu këtë vit që brenga
jote kryesore të shfrytëzosh të gjitha begatitë e këtij muaji.
Vlera kulmore e ramazanit
arrin në natën e Kadrit. A ke menduar ndoshta viteve të kaluara ke
lëshuar rastin e këtyre vlerave? Shfrytëzoje këtë vit që sa më shumë të
kalosh në ibadet, dhikër, mirësi, sepse ndoshta nuk do ta përjetosh më
këtë!
Bjerë vendim të fuqishëm për fillim të ri me pendim të sinqertë dhe kthim kah Allahu i madhërishëm.
Zot i dashur, na beko në këtë
muaj. Na ndihmo të agjërojmë në mënyrë të drejtë dhe na bëj prej atyre
që u ke pranuar agjërimin dhe na bëj prej të devotshmëve.
sinqeriteti.com

Similar topics
» Meda-Ishte nata e fundit
» GP - Mc - Sikur Gentleman
» Noizy - sikur
» Sabri Fejzullahu - Ben sikur sme do 2010
» Sabri Fejzullahu - Ben sikur sme do 2010
» GP - Mc - Sikur Gentleman
» Noizy - sikur
» Sabri Fejzullahu - Ben sikur sme do 2010
» Sabri Fejzullahu - Ben sikur sme do 2010
:: Feja Islame
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi