Befasia e Landit të WSF Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Befasia e Landit të WSF Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Befasia e Landit të WSF

Shko poshtë

Ylli Befasia e Landit të WSF

Mesazh nga MrFresh Thu Aug 27, 2009 11:37 am

Befasia e Landit të WSF F.0827104907516_m

Mos besoni po deshët, po Landi i grupit "West Side Family" po prezanton një program televiziv. Nuk e kemi fjalën për formate standarde spektakli, po diçka ndryshe, program me çudira.
Land Hysin e kemi parë duke kënduar së bashku me çunat e grupit, ndërsa tani bën diçka tjetër: prezanton, dhe në këtë rast jo treshe, por vetëm. Djali simpatik dhe plot karizëm i "WSF"-së do të na shfaqet çdo të shtunë në ekran me një pamje dhe rol ndryshe, të cilin e ka pritur me shumë dashuri. Propozimin e drejtimit të këtij emisioni e ka quajtur si gjënë e duhur dhe të përshtatshme që mund të bënte në këtë kohë.

Landi, së bashku me djemtë e tjerë, sapo ka përfunduar një fushatë të lodhshme politike, duke qenë në mbështetje të Partisë Socialistë dhe të kryetarit të saj, Edi Rama. Ai e thotë me bindje se nuk ndihet aspak i humbur nga kjo fushatë, tregon se ka bërë një punë të mirë dhe për këtë ndihet krenar. Gjatë gjithë kohës ka përcjellë një mesazh social: "Secili nga ne të kërkojë të drejtat që i takojnë një qytetari, i cili jeton në një shtet demokratik".

Në një intervistë për “SH2”-shin, Landi rrëfen angazhimin dhe emocionet e drejtimit të emisionit, "Mos e beso po deshe," por jo vetëm. Përfshirjen në një fushatë politike e quan si një nga gjërat më të bukura që ka bërë së bashku me djemtë e grupit. Gjithçka gjatë bisedës, Hysi e lidh me fenomenet e çuditshme me të cilat përplasemi çdo ditë.

Në fakt, për të Shqipëria është një vend me plot çudira, duke renditur si të parën ligjin për lejimin e martesave "Gay", për të cilin mendon se ka gjëra më të rëndësishme për t'u kushtuar vëmendje.

Tashmë i diplomuar për drejtësi, fushë për të cilën ka një pasion "fanatik" dhe ende nuk e ka gjetur veten. Shpesh nuk i mungon ironia dhe intuita plot humor për të komentuar, gjë që e ka bërë vazhdimisht të pëlqyer në publik. Ky emision është një mision tjetër i Landit, për të testuar, provuar veten, e pse jo, edhe për të shijuar një tjetër sukses të radhës.

Landi, është hera e parë që bëni rolin e prezantuesit në një emision televiziv, apo e keni bërë edhe herë të tjera?

Në fakt kemi prezantuar edhe një herë tjetër së bashku me çunat e grupit, por ka qenë një spektakël muzikor dhe nuk ka ngjashmëri me këtë format që po prezantoj tani. Kjo është tërësisht eksperiencë tjetër për mua, e re dhe që më pëlqen.

Ç'farë përmban ky emision?

Emisioni do të ketë çudira të pazakonta, të pabesueshme, por jo të pavërteta. Në qoftë se në emisione të tjera njerëzit kanë pasur mundësinë të dëgjojnë vetëm kuriozitete, ky emision ka të veçantë faktin që ka çudira, të cilat të shkaktojnë emocione të forta.

Ju kërkuan apo e kërkuat ju që të ishit drejtuesi i këtij lloji formati televiziv?

Sugjerime për mua kishte pasur si nga Turi i grupit "Produkut 28," ashtu edhe nga një pjesë e stafit i "Vizion+" regjisori Altin Ago dhe gazetarja Matilda Terpollari. Të gjithë këta persona kishin qenë në një mendje me njëri-tjetrin dhe unë dëshiroj t'i falënderoj dhe përshëndes!

Fakti që jeni i përzgjedhuri i tyre, ju bë të ndiheni i vlerësuar?

Ndihem jashtëzakonisht i vlerësuar nga televizioni "Vizion+", por pavarësisht kësaj, unë jam ulur, kam menduar dhe jam këshilluar për rezultatet që mund të sjellë ky format televiziv, dhe për fat të mirë, kjo përkon edhe me dëshirat e mia, për shkak të përmbajtjes që ai ka. Mua më pëlqejnë jashtëzakonisht emisionet e këtij kalibri. Mendova se ishte koha e duhur për ta bërë diçka të tillë.

Ju vetë jeni personi i çudirave apo i aventurave?

Jam tip që e kërkoj të çuditshmen dhe aventurën, pasi të shkaktojnë emocione të reja që nuk i ke njohur më parë. T'i dëgjosh dhe t'i bësh, janë dy emocione të ndryshme. Dua të them se mua më pëlqen dhe më intrigon më tepër ideja e të qenit protagonist, se sa spektator.

Titulli i emisionit "Mos e beso po deshe" është ideja juaj apo...?

"Mos e beso po deshe" është ideja e të gjithëve bashkë. Të gjithë ne personat e përfshirë në këtë emision u ulëm dhe diskutuam dhe midis shumë alternativave zgjodhëm këtë titull. Mendoj se puna në grup është një faktor tjetër, i cili bën që punët të ecnin mirë, përveç marrjes së përgjegjësive dhe risqeve që mund të dalin në një emision. I çmoj së tepërmi të gjithë personat që po kontribuojnë për këtë emision, pasi përpiqen dhe vlerësojnë çdo detaj sado i vogël qoftë, për të mirë të punës.

I keni parë "çudirat"?

Kam parë pjesën më të madhe të tyre, jam habitur jashtëzakonisht, jam rrëqethur, jam mahnitur e shumë e shumë emocione të tjera. Ka pasur pjesë që kam thënë, jo s'ka mundësi... këtë nuk do e bëja dot. Emisioni ka filluar të ketë efektet dhe reagimet e para nga miq dhe njerëz të ndryshëm kudo. Ata më kanë pohuar se përveç emocioneve të forta që shkakton ky emision, janë inkurajuar dhe motivuar së tepërmi nga personazhet, të cilët, pavarësisht se kanë pasur defekte gjenetike në lindje (p.sh., persona që kanë lindur me mungesë të plotë të gjymtyrëve të këmbëve), kanë sfiduar kushtet në të cilat ndodhen, duke vazhduar normalisht jetën, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Ky është një mesazh i pastër shprese për jetën. Është format që ka shkaktar shumë habi dhe mua më vjen mirë që njerëzit i kanë kuptuar thelbin. Ka njerëz që arrijnë të mbijetojnë në situata të ndryshme dhe në fund kanë një kurajë për t'u admiruar. Do ju thosha edhe shqiptarëve se, pavarësisht se çfarë ndodh, çohuni dhe kërkoni më të mirën për veten tuaj, pasi jeni një popull i mrekullueshëm dhe meritoni më shumë.

Sipas jush, është vend i çudirave Shqipëria?

Shqipëria është vend i çudirave, pa diskutim. Shqipëria është vend i çudirave, sepse, ndërkohë që kemi probleme të tjera për t'u shqetësuar, si p.sh., ujë, drita, kushte jetese më të mira, që akoma kemi vështirësi për të lëvizur lirisht në Europë etj., etj., dëgjojmë çudinë e radhës: aprovimi apo miratimi i ligjit Gay???!!! Çudia më e madhe në Shqipëri ka qenë dhe është politika, që mos e besoni po deshët, po çorodit një popull të tërë.

Ju, në mënyrë indirekte, në këtë fushatë ishit pjesë e politikës. A e ndjetë se "humbët"?

"West Side Family" nuk ka humbur. "WSF" është krenar për punën që ka bërë. Bashkëpunoi me një forcë shumë të fuqishme në vend dhe e bëri me shumë ndjenjë, vullnet e pasion. Ka qenë ndër periudhat më të bukura gjatë së cilës kemi bërë një punë shumë të mirë dhe kemi pasur miratimin dhe mbështetjen e qindra mijëra vetëve. "WSF" nuk u shit e as nuk u ble. Ne i dhamë kontributin dhe mbështetjen tonë një force politike, e cila ishte për një politikë përtej së majtës e së djathtës, për një politikë që do të ishte në shërbim të të gjithë shqiptarëve dhe në këto kushte mendoj që çdo shqiptar do kishte vepruar njësoj.

Titulli i këngës së fushatës ishte "Çohu", pse?

Edhe kjo ka lidhje me çuditë. Shqiptarët kanë vite të tëra që pajtohen me kushtet e vështira që ka ky vend dhe që politika nuk i ka ndryshuar akoma. I ftuam të çohen dhe të kërkojnë më shumë për veten e tyre, sepse shqiptarët janë një popull i mrekullueshëm, që politika e ka lënë mbrapa. Të vlerësosh veten dhe të çohesh për të kërkuar kushte më të mira, të kërkosh të drejtat e tua themelore, nuk do të thotë që duhet të jesh i majtë. Shqiptarët nuk duhet të presin nga politika që t'i bëjë më mirë gjërat për ta. Ata si popull janë sovrani që vendos vetë për fatin e tij.

Fakti që mbështetët një forcë politike që nuk fitoi, ju bën tani të keni frikë nga "hakmarrja" politike? Shqipëria ka eksperienca të tilla.

Së fundmi kam dëgjuar dhe di raste që persona janë larguar nga puna, pasi kanë qenë simpatizantë të partisë së tyre. E vetmja fjalë që më vjen në mendje nuk është frikë, por TURP!

Si janë marrëdhëniet tuaja me Edi Ramën?

Ne me Edi Ramën nuk njihemi sot, por shumë më parë. Edi Rama është një person shumë vizionar, për fat të keq, shqiptarët nuk do të kenë mundësi tani të shohin punën që ai mund të bënte. Unë personalisht kam parë një punë të madhe që ai ka bërë me Tiranën dhe mendoj se këtë gjë do e bënte edhe me Shqipërinë.

Përveç emisionit, me çfarë po merreni aktualisht? Sapo keni përfunduar një fushatë të lodhshme politike.

Përveç emisionit, aktualisht jam duke bërë pak pushim. Kam mbaruar një fushatë shumë të bukur, ndihem shumë mirë që isha pjesë e kësaj fushate dhe jam shumë i kënaqur. Për gjithçka që shërben për një qëllim të mirë, ia vlen të sakrifikohesh edhe të lodhesh. Edhe ky emision që unë po prezantoj them se ia vlen, sepse është bërë për një qëllim të mirë. Do t'u shërbejë njerëzve që të shohin çudirat e ndryshme nga Shqipëria, të cilat jam i sigurt që do të përbënin lajmin e ditës, e pse jo, disa nga ata edhe atë të vitit. Do kenë mundësi të shohin çudira nga bota, të cilat do t'u krijojnë dhe përjetojnë emocione të reja.

Në shtypin rozë qarkullojnë thashetheme që Landi është martuar, është e vërtetë kjo?

Akoma jo. Landi do martohet, por kjo nuk përbën ndonjë çudi, është thjesht e vërtetë.

Ke ndjerë xhelozi nga çunat e grupit që je ti i përzgjedhuri për të prezantuar një emision televiziv?

Kanë qenë çunat e grupit, të cilët i përshëndes shumë përzemërsisht, ata që më kanë inkurajuar të parët për të marrë pjesë në këtë emision. Xhelozi është një fjalë e huaj për "West Side Family".
MrFresh
MrFresh
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 1569
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 36
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Repulika Kosoves
Humori Humori : Xhixha
Hobi Hobi : Internet
Horoskopi : Sagittarius

http://albvera.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi