Alketa Vejsiu: Mjaft syve të përlotur, tani do më shihni në “Kërcim me yjet”
Faqja 1 e 1
Alketa Vejsiu: Mjaft syve të përlotur, tani do më shihni në “Kërcim me yjet”
“Vallëzim me yjet” është spektakli i hareshëm që ia kthehu planet e tjera mbrapsht. Por Alketa Vejsiu thotë se e ka menduar mirë këtë shkëputje nga “Tv Klan” për të sjellë një format të tillë në “Vizion Plus”.
Në këtë intervistë për “Panorama Plus” tregon të vërtetën e marrëdhënies së saj me Vera Grabockën pas marrjes së këtij vendimi, dhe mbrëmja gala që do t’i bashkojë në pranverë.
Me projekt të ri televiziv “Ballando con le stelle”, që pritet të fillojë në “Vizion Plus”. Si lindi ideja për të sjellë një “reality show” të tillë?
Sot mendoj është koha që edhe publiku shqiptar është bërë me pretendues dhe ka si etalon krahasimi programe të afirmuara që shfaqen në ekrane prestigjioze perëndimore.
Jam e lumtur që producentja, Holta Dulaku e sjell në Shqipëri duke respektuar të gjitha të drejtat e autorit, këtë patentë televizive, e cila kryeson klasifikimet në Amerikë si programi me shikueshmëri rekord. Eshtë një projekt vërtet ambicioz për të cilin po investohet shumë në ide, në burime njerëzore, në infrastrukturë televizive, në gjithçka.
Si do të vini në këtë program, mund të na zbuloni detaje?
Më shumë “show”, por duke ruajtur mondanitetin, elegancën dhe shijen e një balloje veneciane, ku protagonistet kërcejnë dhe valsin dhe tangon, por edhe muzikën bashkëkohore e latine.
Imazhi i ri do të jenë veshje elegante që do t’i përshtaten okazionit.Jeni parë si një dyshe e fortë me regjisoren Vera Grabokca, kanë ndryshuar marrëdhëniet pas kësaj shkëputjeje nga “Tv Klan”?Vera më ka dhënë urimet e saj më të mira nga Amerika. Projekti që mu propozua ishte shumë interesant, ambicioz, një revolucion në “Vizion Plus”, në një kohë që Vera ishte në Amerikë dhe unë projektoja të nisja studimet pasuniversitare në Londër.
“Vallëzimi me yjet” më bëri të ndryshoj kahun e lëvizjes dhe jam e bindur që kam bërë një zgjedhje shumë të mirë. Gjithashtu jam e bindur që edhe aktorët e Hollywood-it punojnë me regjisorë të ndryshëm në periudha të ndryshme dhe ky fakt duhet parë shumë pozitivisht. Edhe me televizionin “Klan” mbetëm në raporte shumë të mira.
Mirënjohja më karakterizon si njeri dhe si profesioniste, por nuk mund ta mohoj që propozimi nga stafi i ri ishte shumë vlerësues dhe frymëzues ndaj thashë “PO”.Me Verën keni bërë plane për ndonjë bashkëpunim të ri?Po, unë do të prezantoj natën Gala të projektit të ri të Vera Grabockës, i cili është programuar në pranverë.
Nga një emision me histori prekëse “Me shumë dashuri” tani me një format disi të gëzuar, çfarë keni më shumë për zemër?
Secilin sipas rastit. Tek njeri isha me shumë gazetare, më shumë psikologe empatike që duhet të depërtonte në botën e të tjerëve dhe të menaxhojë emocionet njerëzore në një transmetim direkt jo pak të vështirë, ndërsa tek “Dancin With the Stars” do t’i rikthehem atmosferës së muzikës dhe vallëzimit.
Si e shihni veten në konkurrencë me prezantueset e tjera të spektakleve të ngjashme në ekranet tona?
Kam shumë respekt për punën e të gjithë kolegëve të mi në Shqipëri, por pikat e mia të referimit janë figura jashtë kufijve si: Oprah Winfrey, David Letterman, Paolo Bonolis, De Filippi, Hunzinger, etj.
Në stilin tim të prezantimit frymëzohem vetëm nga ata. Ndërsa në mënyrën se si punoj dhe ndërtoj raporte dua të bëhem promotore e një faqeje të re në historinë e medias shqiptare. Mendoj që më karakterizon një entuziazëm i pakufishëm kur punoj sepse e dua pafund punën që bëj, sikundër dhe nga një seriozitet dhe përpikmëri e pagabueshme në mënyrën se si marr përsipër përgjegjësi dhe se si i vë në jetë.
Një pyetje për projektet në muzikë, keni menduar ndonjë klip apo këngë të re? Kam kohë që jam shkëputur nga muzika në kuptimin e vërtetë të fjalës edhe pse këndoj çdo ditë në shtëpi, në makinë, në zyrë.Por të shpenzosh energjitë e tua në fushën e duhur, në kohën dhe vendin e duhur është thelbësore.
Zgjedhjet që bëjmë janë gjysma e peshës së suksesit apo dështimit. Unë i bëj gjithmonë një analizë vetes sime “fuqitë, dobësitë, shanset, kërcënimet”. Dhe nga kjo më rezulton se pikat e mia të forta janë diku gjetkë.Çfarë mund të na thoni për jetën tuaj familjare, sa impenjative është t’i bësh të gjitha?
Eshtë një jetë ku gjërat janë në harmoni të plotë më njëra-tjetrën. Po munguan ekuilibrat e brendshëm në jetët tona kam përshtypjen që është shumë e vështirë të gjesh një ekuilibër jashtë, në marrëdhënie me njerëzit, punën, miqtë. Energjia që më falin njerëzit që kam pranë, veçanërisht vajza, janë jetike si ajri.
Çfarë mami është Alketa?Unë jam një mama tradicionale që nxiton të përgatisë fëmijën në mëngjes për në kopsht e që përpiqet të edukojë më të mirën, një grua që pëlqen të eksperimentojë mbi gatimin, një femër që përpiqet të përsosë feminitetin dhe një profesioniste ambicioze që 24 orë të ditës nuk i dalin.
Nga vajza enigmatike e një emisioni radiofonik në fillimet e karrierës deri tek spektaklet me audiencë të gjerë, çfarë keni humbur dhe keni fituar?Alketa vetëm ka fituar; ka fituar siguri, eksperiencë, profesionalizëm dhe një jetë të mbushur me gëzim.
Similar topics
» Alketa Vejsiu është shtatzënë
» Alketa Vejsiu, nënë për herë të dytë
» Nora kërcim seksi me të motrën
» Bujar Gashi - Pse me shikon ne sy te perlotur 2010
» Alketa, emision i ri dhe televizion i ri
» Alketa Vejsiu, nënë për herë të dytë
» Nora kërcim seksi me të motrën
» Bujar Gashi - Pse me shikon ne sy te perlotur 2010
» Alketa, emision i ri dhe televizion i ri
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi