Sfilatë unike në Gjakovë
Faqja 1 e 1
Sfilatë unike në Gjakovë
Të shtunën mbrëma në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë do të mbahet sfilatë ndërkombëtare e modës nën drejtimin artistik të Fadil Berishës.
Nga stilistët pjesëmarrës do të jenë: Krenare Rugova (Kosove), Mirela Nurçe (Shqiperi), Bahar Korcan (Turqi), Sherri Hill (SHBA); si dhe Kolazh bazuar në Xhubletën shqiptare - nën drejtimin e Najada Hamzës.
Spektakli do të shoqërohet edhe me pjesëmarrjen e artistëve, si Alma Bektashi, Mariza Ikonomi, kuarteti i “Celissimo”etj.
Ndërsa nga top-modelet do të jenë të pranishme emra të tillë, si Emina Cunmulaj, Angela Martini, Hasna Gjukiq, Marigona Dragusha, Lucelania Sierra, Zana Krasniqi, Shkurte Ajeti.
Gjakova do të shërbeje si skenë për këtë iniciativë të parë aty ku kultura perëndimore takon orientin. Modelet dhe stilistet do të jenë nga qytete si Prishtina, Tirana, New Yorku, Stambolli, etj... dhe do të mbërrijnë në qytetin e Gjakovës për të krijuar një mbrëmje unike dhe të përkryer.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi