Orinda, ekstravagante në skenë, e çiltër në jetë
Faqja 1 e 1
Orinda, ekstravagante në skenë, e çiltër në jetë
Orinda Huta njihet si vajza ekstravagante e skenës shqiptare, mirëpo përditshmëria e saj është krejt e ndryshme.
Një ditë e zakonshme për Orindën nis duke shëtitur me nipin dyvjeçar Virvin. Marrëdhënia e saj me të është krejt e veçantë. Lidhja e tyre perfekte i jep fuqi Orindës për të vazhduar ditën, por kjo është vetëm një pjesë e ditës së saj. Kohën e lirë ajo e kalon në barin e preferuar me vëllanë e saj Eltonin.
Ai rrëfen se marrëdhënia mes tyre vazhdon të jetë ajo e para shumë viteve. Eltoni është udhërrëfyesi i saj për performancën skenike.
Kur flet me Orindën dhe Eltonin, ata nuk harrojnë të flasin edhe për historitë pikante të fëmijërisë. Eltoni vë në dukje edhe disa nga pikat më të forta të motrës së tij, por ndoshta edhe thembrën e Akilit.
“Është e çiltër, vetvetja, më pëlqen që është energjike. Asnjëherë nuk është pesimiste, por ndonjëherë është shumë moskokëçarëse. I bën gjerat me një lloj vrulli dhe ndoshta këtu do më pëlqente që të ishte më e kujdesshme”, thotë vëllai i këngëtares.
Similar topics
» Fergie nuk do të shajë më në skenë
» Genta Ismajli rrëzohet në skenë + VIDEO!
» Vesa Luma pak buzëkuq para se të dalë në skenë
» Orinda Huta në shtrat…
» Orinda Huta në shtrat…
» Genta Ismajli rrëzohet në skenë + VIDEO!
» Vesa Luma pak buzëkuq para se të dalë në skenë
» Orinda Huta në shtrat…
» Orinda Huta në shtrat…
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi