KARAXHIÇ EVITON GJYQIN E KRIMEVE TË LUFTËS
Faqja 1 e 1
KARAXHIÇ EVITON GJYQIN E KRIMEVE TË LUFTËS
Gjyqtarët kanë ndaluar procedimet e tyre që në fillim të gjyqit të krimeve të luftës për ish-liderin serb të Bosnjës Radovan Karaxhiç, vetëm 15 ditë pasi ai bojkotoi seancën dëgjimore të së hënës.
Gjyqtari O-Gon Kwon tha se seanca do të rifillonte të martën në 2:15 të pasdites, me fjalimin hapës të palës akuzuese. Kwon tha se nëse Karaxhiç do të vazhdonte të mos ishte prezent në seancë, gjyqtarët do të fillonin procedimet për emërimin e një avokati përfaqësues për të.
Karaxhiç, i cili ka mohuar të gjitha akuzat, është duke mbrojtur veten e tij në gjyq.
Ai përballet me akuza për krime lufte, duke përfshirë edhe ato për gjenocid në Srebrenica, gjatë luftës së viteve 1992-95 në Bosnie, por javën e kaluar tha se nuk kishte pasur kohë të mjaftueshme në dispozicion për të përgatitur mbrojtjen, prandaj nuk do të merrte pjesë në seancën e hapjes.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi