Çfarë e bëri të famshme Dafinën? Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Çfarë e bëri të famshme Dafinën? Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë e bëri të famshme Dafinën?

Shko poshtë

Çfarë e bëri të famshme Dafinën? Empty Çfarë e bëri të famshme Dafinën?

Mesazh nga MrFresh Sat Feb 28, 2009 5:46 am

Çfarë e bëri të famshme Dafinën? DAfina%20(Small)

Fillimisht Dafina u bë e njohur me këngën solo të saj, hitin “Rrallë e për mall” , për të vazhduar pastaj edhe me disa këngë të tjera solo. Mirëpo, bashkëpunimet do të nisnin shumë shpejt për të. Genc Prelvukaj, Hekuran Krasniqi, Blero, FK, Capital T. Duke hequr dorë një kohë nga bashkëpunimet, Dafi do të sjellë tashmë këngë solo. E tillë, pra solo, është paraqitur në “Top Fest 6”.

Dafina: Puna më dha famën

Se emri i saj do të përmendej nëpër gojë të njerëzve të famshëm, por edhe nga publiku i gjerë aq shpesh, këtë ajo mbase as që a menduar. Mirëpo, është fakt që sot ajo është shumë e pranishme në media, festivale, ekrane televizive etj. E ndodhur në emisionin “Mama’s Big shou”, drejtuesja Big Mama e ka pyetur se a është e vërtetë që Dafina ka arritur famën më të madhe duke dridhur prapanicën. Dafina ia ka kthyer duke thënë se famën më të madhe e ka prej punës që ajo bën, mirëpo nuk ka hezituar të dridhet edhe në këtë shou, pavarësisht se nuk i është përshtatur muzika tallava që ka bërë grupi muzikor. Dafina së fundi ka pasur disa bashkëpunime me disa reperë, mirëpo, sikur ka thënë, me kaq e ka përfunduar njëherëpërnjëherë bashkëpunimin me këngëtarë të tjerë. “Tash jam duke punuar këngë solo dhe më nuk do të bëj bashkëpunime të tjera”, ka thënë ajo, duke shtuar se në të ardhme pak më të largët nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimeve. Dhe kënga e parë solo, pas bashkëpunimeve ka ardhur pikërisht në “Top Fest 6”, në të cilin ka prezantuar këngën e re, të enjten që e lëmë pas. Me një pamje shumë moderne, me një fustan shumë të shkurtër, që ia nxirrte këmbët jashtë, plot sharm, ajo ka bërë prezantimin e saj të parë në këtë festival. Natyra e këngës jo ritmike, apo fustani tepër i shkurtër nuk e kanë lënë atë të vallëzojë dhe të vërë në pah këtë talent të saj, të dëshmuar disa herë. Kjo është hera e dytë e saj që merr pjesë në një festival në Shqipëri, pas “Këngës Magjike”, ku fitoi çmimin “Magjia e parë”.

Jeta e saj në Prishtinë

Prejse është kthyer në Kosovë për të vazhduar më intensivisht punën rreth këngëve të reja, ajo ka qëndruar në Prishtinë, mirëpo duke ndërruar shumë banesa. “Është e vërtetë që kam ndërruar shumë banesa, mirëpo tashmë po kërkoj një të përshtatshme për ta blerë”, ka thënë ajo. Dafina është nga Podujeva, mirëpo është e lindur dhe e rritur në Suedi. Duke qenë se është shkolluar dhe rritur në një ambient të huaj, gjuha suedeze ka ndikuar në të folurit e saj shqip. Disa fjalë e ka të vështirë t’i shqiptojë mirë dhe për këtë thotë që ka probleme sidomos kur hyn në studio për të incizuar. Madje kjo i ka ndodhur edhe në bashkëpunimin e këngës së fundit me “Capital T”, për këngën “Shumë nalt”, me ç’rast ky i fundit i ka ndenjur afër, duke ia përsëritur disa herë fjalët. Ajo ka treguar se në Suedi ka nisur një bashkëpunim me disa profesionistë të muzikës, mirëpo ende nuk e ka nxjerrë të dritë këtë punë. Sa i përket asaj se a do të ndërronte diçka nga e kaluara e saj, për të cilën sot pendohet se ka bërë gabim dikur, ajo është shprehur: “Nuk pendohem për asgjë nga e kaluara ime, kështu që nuk kisha ndërruar asgjë. Po të ndryshoja diçka, nuk do të isha kjo që jam sot”.
MrFresh
MrFresh
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 1569
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 36
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Repulika Kosoves
Humori Humori : Xhixha
Hobi Hobi : Internet
Horoskopi : Sagittarius

http://albvera.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi