Shpat Kasapi po i “mbushë bateritë” pranë Afërditës
Faqja 1 e 1
Shpat Kasapi po i “mbushë bateritë” pranë Afërditës
Shpat Kasapi ka përmbyllur një aktivitet të gjerë me koncerte nëpër diskoteka të ndryshme shqiptare në Evropë dhe si duket po i jep vetes pak pushim.
Është fjala për këngëtarin, i cili sipas ‘Panoramës’ po qëndron pranë të dashurës në SHBA. Ai kohëve të fundit ka realizuar disa këngë dhe bashkëpunime. Bëhet fjalë për videon e këngës “Ti je ajo” një bashkëpunim mes Shpatit dhe reperit V-Ton.
Kujtojmë se Shpati dhe Afërdita ka kohë që janë fejuar, por pengesa kryesore sigurisht që është largësia pasi modelja me familjen e saj jeton në SHBA, kurse këngëtari në Maqedoni.
Shpati gjatë turneut atje, kur ishte së bashku me këngëtaren Adelina Ismaili, pati rastin të njohë më afër familjen e të fejuarës. Dhe tash si duket ai po i “mbushë bateritë” për t’u rikthyer me energji më të mëdha në realizimin e projekteve të reja. Ndërkohë po kënaqet me sukseset e të fejuarës.
Afërdita para disa kohësh ishte prezente në sfilatat e organizuara tek “Fashion Detroit 2009” së bashku me modelen Tika Camaj, një sukses tepër i madh për bukuroshet, duke ditur rëndësinë e këtij evenimenti. Të kontaktuar nga “Panorama plus”, Afërdita ka sqaruar se “Shpati për momentin po qëndron tek unë, ndërkohë së shpejti pritet të kthehet përsëri në punën e ti,j ku e presin projekte të reja”. Ndoshta së bashku me Shpatin do të udhëtojë edhe Afërdita, pasi ajo është pjesëmarrëse tek festivali “Kënga Magjike 2009″.
Similar topics
» Shpat Kasapi vjen me “Shumë hot”
» Shpat Kasapi ft. V-Ton - Ti je ajo
» Shpat Kasapi - Fajin e kam vet
» Shpat Kasapi - Flirton
» Shpat Kasapi - Nje pike Uj 2011
» Shpat Kasapi ft. V-Ton - Ti je ajo
» Shpat Kasapi - Fajin e kam vet
» Shpat Kasapi - Flirton
» Shpat Kasapi - Nje pike Uj 2011
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi