Bllaca: Kam kryer vrasje me urdhër të SHIK-ut
Faqja 1 e 1
Bllaca: Kam kryer vrasje me urdhër të SHIK-ut
Prezantohet publikisht në qendër të Prishtinës dëshmitari i CD-së së shumëpërfolur për vrasjet e pasluftës në Kosovë. Nazim Bllaca, nga fshati Ribar i Madh, para gazetarëve ka pranuar se është autor i një vrasjeje dhe se ka marrë pjesë edhe në 17 raste të tjera që nga vrasjet, rrahjet dhe shantazhet.
Ai nuk ka dashur ta publikojë emrin e të vrarit, duke thënë se kjo është e ditur për prokurorinë e EULEX-it.
“Kam punuar për strukturat e SHIK-ut prej vitit 1999 deri më 2003 dhe eprorë të mi kanë qenë Azem Syla dhe dhëndri i tij Shpresim Uka. Nga ky i fundit, i kam marrë emrat se kush duhet të ekzekutohet”, ka thënë Bllaca.
Ai, gjithashtu, ka bërë të ditur se i janë ofruar edhe shuma të mëdha parash, prej 400 mijë deri në 600 mijë euro, vetëm e vetëm që të mos i bëjë publike këto informata.
Ndërsa deputetët e LDD-së, Adem Salihaj dhe Gani Geci, në një konferencë për media ua kanë shpërndarë gazetarëve CD-në me dëshmitë për vrasjet e pasluftës në Kosovë në mënyrë që populli ta marrë vesh se çfarë ka ndodhur dhe kush janë vrasësit.
Adem Salihaj ka thënë se CD-ja me dëshmitë i është dorëzuar EULEX-it para 1 muaji e 20 ditëve, por misioni evropian nuk e ka marrë seriozisht punën. “Tani e tutje ne ndihemi të rrezikuar pasi që ka njerëz të krimit të organizuar në institucionet më ta larta shtetërore”, ka thënë Salihaj.
Ndërsa, Gani Geci ka shpjeguar mënyrën se si dëshmitari iu është ofruar për të biseduar. Geci ka thënë se nuk e kanë publikuar materialin më herët, duke mos dashur të pengojnë procese të rëndësishme në Kosovë.
Lidhur me këtë rast, RTV21 ka kontaktuar policinë e Kosovës, por zëdhënësi i saj Baki Kelani ka thënë se nga eprorët e tij është marr vendimi që policia të mos deklarohet rreth këtij rasti.
Kelani ka theksuar se policia nuk e ka arrestuar Nazim Bllacën i cili vet deklarohet se është autor i një vrasjeje dhe pjesëmarrës i disa të tjerave. Ai përmes telefonit tha se me këtë rast po merren hetusit e EULEX-it.
Re: Bllaca: Kam kryer vrasje me urdhër të SHIK-ut
Vrasjet politike pas luftës, në Kosovë. Bëhet publik edhe dëshmitari (vrasësi). (VIDEO)
Similar topics
» Riza Bllaca----Riza Bllaca
» Da Ghost Ft Adelina Ismajli - Urdher i Ri[ www.Albveraa.Tk]
» Rizah Bllaca Audio Brahim Pashes
» Adelina Ismajli - Urdher i Ri (premier Video)
» Da Ghost Ft Adelina Ismajli - Urdher i Ri[ www.Albveraa.Tk]
» Rizah Bllaca Audio Brahim Pashes
» Adelina Ismajli - Urdher i Ri (premier Video)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi