LDD shpërfillë kërkesën e PDK për Salihajn e Gecin
Faqja 1 e 1
LDD shpërfillë kërkesën e PDK për Salihajn e Gecin
Lidhja Demokratike e Dardanisë e ka quajtur një deklaratë të kotë dhe të parëndësishme kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës që të distancohet nga veprimet e dy deputetëve të saj Adem Salihaj dhe Gani Geci madje edhe t’i largojë ata nga partia.
Zyrtarët e LDD-së thanë se veprimet e deputetëve të saj janë në harmoni me qëndrimin e partisë. Lidhja Demokratike e Dardanisë po ashtu përmes zëdhënësit të saj, Armend Baloku, tha të mërkurën se kërkesa e PDK-së është e kotë dhe e pavlefshme dhe se LDD po vepron si e unifikuar karshi veprimeve kriminale të njerëzve të Qeverisë.
“Fatmirësisht politikat e LDD-së, LDD i bën vetë dhe askush tjetër. LDD po vepron e unifikuar karshi veprimeve kriminale të njerëzve të Qeverisë dhe PDK-së prandaj kjo kërkesë për ne është e pavlefshme dhe meriton injorimin total”, tha Baloku
Lidhja Demokratike e Dardanisë përveçse është deklaruar se ka dëshmi shtesë që përforcojnë deklaratat e personit që tashmë po mbahet në arrest shtëpiak Nazim Bllacës, ajo ka kërkuar edhe nga LDK, partneri në koalicion i PDK-së, që të tërhiqet nga bashkëjetesa në qeverisje me PDK.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi