Hedh të bijën 2 vjeçe nga ura
Faqja 1 e 1
Hedh të bijën 2 vjeçe nga ura
Shkodër, 4 dhjetor - Një ngjarje e pa zakontë ka ndodhur të premten në qytetin e Shkodrës. Një person ka hedhur nga ura mbi lum të bijën e tij 2-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit. Fatmirësisht, fëmija ka arritur të mbijetojë pasi është shpëtuar nga persona të tjerë, të cilët kanë lajmëruar policinë.
Forcat e rendit dhe ambulancat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e kanë transportuar fëmijën për në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën. Si njofton edicioni on-line i gazetës Start, policia ka shpallur në kërkim autorin e kësaj ngjarje, shtetasin Eduard Xhoka.
Policia tha se Xhoka ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe kishte të drejtë të takonte të bijën tre herë në javë. Megjithatë, ende nuk mund të arrihet në një përfundim mbi rrethanat që e kanë shtyrë burrin për të ndërmarrë një vendim të tillë.
Similar topics
» Altuna Sejdiu hedh në gjyq mjekun
» GILI: Puthja e parë... 17 vjeçe
» Braziliania 114 vjeçe personi më i vjetër në botë
» GILI: Puthja e parë... 17 vjeçe
» Braziliania 114 vjeçe personi më i vjetër në botë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi