Geci paditet për vrasjen e Sandokanit
Faqja 1 e 1
Geci paditet për vrasjen e Sandokanit
E veja e ish-komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha, i njohur me nofkën Sandokani, Sanije Rexha, ka ngritur padi në Prokurorinë e EULEX-it kundër deputetit të LDD-së, Gani Geci.
Në padinë që është bërë më 30 nëntor2009, Gani Geci akuzohet për vrasjen e Sandokanit, në vitin 1998, gjatë luftës në Kosovë.
“Unë kam bërë një padi në EULEX kundër kriminelit Gani Geci i cili ma ka vra burrin”, njoftoi sot para gazetarëve, Sanije Rexha.
E pyetur pse ka pritur deri në këtë kohë, ajo tha se ka pasur për qëllim që vetë ta vrasë Gani Gecin.
Sanije Rexha është motra e Sabit Gecit dhe kanë lidhje familjare me Gani Gecin.
Ndaj akuzave të Sanije Rexhës,ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë,Gani Geci,i cili ka thënë se nuk e din nëse ai është vrasës i Abedin Rexhës, pasi që në këtë konflikt ka pasur shumë persona të involvuar.
Deputeti Geci tha se është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë nëse vërtetohet se ai e ka vrarë Abedin Rexhën. Geci tha se " e gjithë kjo tani është kundërpërgjigje e SHIK-ut ndaj CD-së që e zbulova". /gazeta Express/rtv21
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi