EULEX-i për rastin “Tisa” - edhe 6 viktima të pagjetur
Faqja 1 e 1
EULEX-i për rastin “Tisa” - edhe 6 viktima të pagjetur
Gjashtë kosovarë konsiderohen si të pagjetur që nga tragjedia në lumin
Tisa të Hungarisë. Zëdhënësja e EULEX-it, Christina Herodes, ka thënë se hetimet
po vazhdojnë, dhe se deri tash janë identifikuar trupat e dhjetë kosovarë, nga
nëntëmbëdhjetë sa dyshohet të kenë qenë në barkë.
“Hetimi ka të bëjë me kontrabandën e imigrantëve ku dyshohet të kenë qenë 19
persona nga Kosova, prej të cilëve 16 kanë vdekur. Deri tash janë gjetur 10
trupa, që do të thotë se gjashtë njerëz ende trajtohen si të zhdukur. Tre
persona mbijetuan tragjedinë”, ka thënë Herodes.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi