Elvana “e denuar” per te qene “Beyonce”
Faqja 1 e 1
Elvana “e denuar” per te qene “Beyonce”
Ajo nuk eshte e rastesishme ne boten e muzikes, nuk nisi te kendoje qe te behet e famshme, por kenga ka jetuar tek ajo qe femije.
E mbeshtetur nga i ati, ajo behet pjesemarrese ne edicionin e pare “Ethet e se premtes mbrema“. Me zerin melodioz ajo fitoi simpatine e publikut, duke qene nje nder dhjete finalistet e nje prej spektakleve me te ndjekura ne Shqiperi ne vitin 2003.
“Ethet e se premtes mbrema”, thote kengetarja, “me hapi dyert e suksesit”.
Duke tentuar te jete edhe poete ne kengen “Prane teje”, nje tjeter krijim qe do ta bente te njohur ne Kosove.
“Vetem Zoti e di”, pushtoi ne vitin e pare te publikimit, majat e hit-paredeve ne Kosove dhe Shqiperi. Me pas vijon albumi, i cili u pergatit paralelisht me deshiren e vajzes 18 vjecare per te hyre ne Akademine e Arteve ne Tirane, dega regjisure.
Aktualisht eshte ne vitin e katert dhe mikeshat e saj e shikojne si figure te kompletuar. “Ka shume koncerte, eshte shume e zene me pune dhe gjithe njerezit qe na shoqeronin ne gjimnaz mendonin se dicka do ndryshonte tek Elvana, por asgje nuk ka ndryshuar”, shprehet Diana.
Te mesuar ta krahasojne me Beyonce, per Elvanen miqesia eshte e rendesishme. Kenga e shoqeruar me videon “Nuk jane me“, ka qene nje nga me te klikuarat ne internet, nderkohe qe komentet nga fansat per kengetaren kane qene te admirueshme.
Edhe pse i eshte futur rruges se veshtire per nje femer, asaj te regjisures, ajo nuk mendon ta tradhetoje kengen, ambiciet e saj jane te medha, shpreson te behet edhe nje show-girl./tch/
Similar topics
» Mirsa: Nuk kam qenë e dashuruar
» Të ndihesh e bukur si Elvana
» Justin Bieber: Kam qenë i varfër, s’kam pasur krevat e ushqim
» Djali rreth të 30-ve ka qenë futbollist dhe ka një muaj që është lidhur me ish-banore
» Elvana gjata me klip të ri
» Të ndihesh e bukur si Elvana
» Justin Bieber: Kam qenë i varfër, s’kam pasur krevat e ushqim
» Djali rreth të 30-ve ka qenë futbollist dhe ka një muaj që është lidhur me ish-banore
» Elvana gjata me klip të ri
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi