Ndalohen lëngjet e dyshimta serbe në Kosovë
Faqja 1 e 1
Ndalohen lëngjet e dyshimta serbe në Kosovë
Inspektorati Sanitar i Republikës së Kosovës ka ndërmarrë gjatë ditës së sotme një aksion në nivelin lokal dhe qendror, lidhur me çështjen e ngritur rreth lëngjeve të prodhuara në Serbi si: “La vita” , “Hello”, “Verde”, “Takovo”, “Fruvita” dhe “Nectar”.
“Këto lëngje janë ndaluar dhe bllokuar nga qarkullimi deri në rezultatet përfundimtare, të cilat do të analizohen në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasi Inspektorati Sanitar ka marrë mostrat nga distributorët e këtyre produkteve”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas MSH’së, arsyeja për bllokimin e këtyre produkteve vjen pas dyshimeve të ngritura rreth cilësisë në përmbajtjen e produkteve në deklaracion.
“Pas kryerjes së analizave, në varësi nga rezultatet, do të merren masa të tjera ligjore, që nënkuptojnë largimin e këtyre produkteve nga tregu, fletëparaqitjet në gjykata ose edhe dhënien e lejes për qarkullim”, theksohet në këtë njoftim.
Ditë më parë, vetë shteti serb ka urdhëruar qytetarët që të mos i blejnë këto lëngje.
Që të gjitha këto lloje të lëngjeve janë prezentë edhe në tregun e Kosovës dhe kanë nivel të lartë të shitjes.
Similar topics
» Né Kosovè pèr Jetè
» Ne Kosove perjet
» Clinton të dielën në Kosovë
» Clinton mbërrin në Kosovë
» Iliret - Moj Kosove 2012
» Ne Kosove perjet
» Clinton të dielën në Kosovë
» Clinton mbërrin në Kosovë
» Iliret - Moj Kosove 2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi