Kete - Veriu, sfidë edhe këtë vit Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Kete - Veriu, sfidë edhe këtë vit Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veriu, sfidë edhe këtë vit

Shko poshtë

shko Veriu, sfidë edhe këtë vit

Mesazh nga albvera Sun Jan 03, 2010 12:01 pm

Kete - Veriu, sfidë edhe këtë vit F.0103121237215_m



Veriu i Kosovës vazhdon ta sfidojë vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit, thonë përfaqësuesit politikë në Kosovë. Përderisa Ministria e Brendshme shpreh besimin se disa hapa që janë ndërmarrë në vitin 2009 dhe ata që do të pasojnë gjatë vitit 2010, do ta kthejnë normalitetin në veri, opozita i vlerëson të dështuara përpjekjet e deritashme në këtë pjesë të Kosovës.
Kthimi i rendit dhe ligjit, duhet t’i paraprijë normalizimit të gjendjes në veri të Kosovës, thonë zyrtarët kosovarë. Përderisa instalimi i pushtetit lokal në tri komunat veriore dhe krijimi i komunës së Mitrovicës së Veriut mbeten çështje që do të kalojnë përmes vendimeve të përbashkëta të Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare, angazhimet tjera në këtë pjesë thuhet se kanë të bëjnë me aspekte të sundimit të ligjit, marrë parasysh funksionimin e strukturave paralele dhe jolegale atje.

Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, thotë se kthimi i normalitetit në veri ka të bëjë edhe me luftimin e krimit të organizuar, kontrabandës dhe dukurive tjera negative.

“Në vitin që vjen ne duhet t’i sforcojmë angazhimet tona në implementimin e disa strategjive që i kemi për luftimin e krimit, menaxhimin e integruar të kufirit dhe luftën kundër terrorizmit. Këto janë kryesisht strategji që dedikohen në çështje që janë të ndjeshme dhe që janë pengesë për funksionalizimin e plotë në veri të vendit”, thotë Pajaziti.

Ministri Pajaziti u premton ndihmë institucioneve tjera, si atyre ndërkombëtare, ashtu edhe atyre lokale në veri, në angazhimet për vendosjen e sundimit të ligjit. Gjatë vitit 2009, ai shpreh besim se janë vënë baza të mira që të vazhdohet tutje deri në normalizimin e plotë në veri.

Ndërkohë, AAK e vlerëson ndryshe gjendjen në veri. Sekretari i saj i përgjithshëm, Burim Ramadani thotë se në veri, institucionet vendase kanë dështuar dhe nuk kanë pushtet, e as qasje atje.

Funksionalizimi i administratës lokale në veri, gjykatave dhe pikave doganore, konsiderohen si hapat e parë që duhet ndërmarrë në pjesën veriore të Kosovës.

Burim Ramadani thotë se beson që institucionet e Kosovës, dhe jo EULEX-i, duhet ta kenë rolin parësor në këtë angazhim.

Sidoqoftë, pjesa veriore e Kosovës mbetet sfidë e vazhdueshme për Kosovën, për shkak të funksionimit të strukturave paralele serbe që mbështeten nga Beogradi zyrtar, të cilat nuk i njohin institucionet dhe nuk i respektojnë ligjet e shtetit të Kosovës. Gjendja në këtë pjesë ka qenë dhe mbetet sfidë për Kosovën në dhjetë vjetët e fundit.
albvera
albvera
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 562
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 35
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Ne Albveraa.Tk
Humori Humori : Portokali
Hobi Hobi : Gjith qka ta mer mendja ty
Horoskopi : Taurus

http://www.Albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi