Shkodër, situata ende e rëndë, 200 shtëpi të izoluara
Faqja 1 e 1
Shkodër, situata ende e rëndë, 200 shtëpi të izoluara
Situata në rrethin e Shkodrës vazhdon të jetë e rëndë pasi qindra banesa vazhdojnë të jenë të izoluara nga ujërat.
Shirat e rrëmbyer dhe hapja e kaskadave të Drinit ka zhytur në ujë shumë shtëpi dhe zonat me problematike janë, Shirqi, Oboti, Bahçalleku, Ajasemi si dhe Dajçi.
Në Obot rreth 130 shtëpi janë të izoluara plotësisht dhe asnjë prej familjeve nuk dëshiron të largohet. Gjithashtu, në Ajasem janë bllokuar 30 shtëpi, në Bahçallek 10 dhe në Dajç 30.
Ndërkohë që Shtabi i Emergjencave ka regjistruar rreth 70 familje të shpërngulura në zonën e Obotit ku situata është më e rëndë dhe rreth 150 banesa janë ende nën ujë, me gjithë ndërprerjen e reshjeve. Të shpërngulurit kanë shkuar pranë familjarëve të tyre dhe shumë pak në ambientet e hapura nga emergjencat civile.
Janë rreth 420 banesa në zonën e Dajçit dhe fshatrat e tjera e tjera përreth, por vetëm 50 familje janë shpërngulur pranë familjarëve të tyre. emergjencat civile kanë shpërngulur 130 persona të komunitetit rom që banojnë në një zonë të ulët në lagjen Baçallek të Shkodrës. Mësohet se ata janë çuar për t’u strehuar në ambientet e ish repartit ushtarak në Melgusëe, disa kilometra më tej.
Sipas të dhënave të deritanishme, në Shkodër janë evakuuar 130 persona, ndërsa 3 familje në Dajç. 3500 ha është sipërfaqja e tokës së mbuluar nga ujërat në këtë rreth, ndërsa numërohen rreth 200 banesa të izoluara nga ujërat. /TCH/
Similar topics
» Hueyda prezantuese e Festivalit për Fëmijë në Shkodër
» Me qepallat e syrit tërhoqi aeroplanin 560 kilogramë të rëndë
» Edona ende “single”
» Valentina Hajdari - Ende sme ke thene me fal
» Gjyle Qollaku - Ende ketu jam
» Me qepallat e syrit tërhoqi aeroplanin 560 kilogramë të rëndë
» Edona ende “single”
» Valentina Hajdari - Ende sme ke thene me fal
» Gjyle Qollaku - Ende ketu jam
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi