Vrau burrin pas dhunës, prokuroria e mëshiron
Faqja 1 e 1
Vrau burrin pas dhunës, prokuroria e mëshiron
Pasi ka kaluar nente muaj ne paraburgim per vrasjen e bashkeshortit te saj, 28-vjecarja Vitore Suci ka degjuar fjalen e prokurorit qe ne konkluzionet e tij i kerkoi gjykates te kishte parasysh rrethana lehtesuese gjate dhenies se vendimit.
Edhe sipas organit te akuzes, gruaja ishte detyruar ta qellonte me thike te shoqin Marash Doda ne kushtet e tronditjes se rende dhe te vetembrojtjes.
Duke bere nje permbledhje te ngjarjes Ervin Karanxha i pohoi trupes gjykuese se viktima njihej per veprimet e tij te dhunshme, e madje ai ishte ndare nga gruaja e pare pikerisht per kete shkak.
Nderkohe qe e motra e Vitores Sucit kishte denoncuar ne polici, pasi 40-vjecari e kishte sulmuar edhe ate me sepate dhe e kishte keqtrajtuar.
Per keto arsye prokurori kerkoi 6 vjet heqje lirie, por qe gjykata te aplikoje edhe nje te treten e uljes se denimit. Vitore Suci, e cila ka shfaqur pendese por ka pershkruar edhe dhunen e ushtruar ndaj saj pergjate dy javeve qe zgjati martesa e saj, i ka ndjekur konkluzionet e prokurorise ne heshtje te plote.
Ne gjyq ndodhej nje nga familjaret e te pandehures vetem i ati, qe diten e vrasjes ishte po ashtu deshmitar ne krimin ne familje
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi