Tata Prima – koncept i bukur indian
2 posters
Faqja 1 e 1
Tata Prima – koncept i bukur indian
Gjiganti indian Tata gjatë viteve të fundit po tërheq shumë vëmendjen e publikut. Pasi që modeli i lirë Nano ka tronditur industrinë e automjeteve në botë, indianët paralajmërojnë edhe disa modele të reja.
Në panairin e automjeteve në Gjenevë kanë paraqitur disa koncepte, në mesin e të cilëve më interesanti duket të jetë limuzina e quajtur Prima.
Automjeti me largësi prej 2.7 metrash në mes boshteve, sipas pohimeve të konstruktorit ofron komoditet të madh brenda tij.
Kur dizajni është në pyetje, është e dukshme ngjashmëria me disa nga modelet ekzistuese. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për plagjiat. Për dizajn është kujdesur shtëpia e njohur dizajnuese italiane Pininfarina.
Prima do të mund të gjendej së shpejti në tregun evropian, ndoshta qysh në vitin 2011. Në çdo rast, para këtij automjeti në skenë do të paraqitet modeli Nano, por në versionin më të pasuruar dhe më të siguruar për blerësit evropianë.
Similar topics
» Tata Nano shitet “flakë”
» Biznesmeni indian me tatuazhe promovon paqen në botë
» The Last Airbender (2010)
» Sorority.Row.(2009) Perkthimi Shqip
» Genta: Mos më quani të bukur
» Biznesmeni indian me tatuazhe promovon paqen në botë
» The Last Airbender (2010)
» Sorority.Row.(2009) Perkthimi Shqip
» Genta: Mos më quani të bukur
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi