Cana tani dhe kuzhinier ne televizion
Faqja 1 e 1
Cana tani dhe kuzhinier ne televizion
Lorik Cana së bashku me portierin e Sandërlendit Kreg Gordon dhe sulmuesit Ken Xhons e Darren Bent, do të jenë “yje” të kuzhinës të paktën për një ditë.
Bluetooth shkruan sot se në fillim të marsit, Loriku është i ftuar së bashku me tre pjestarët e skuadrës që të marrin pjesë në emisionin e gatimit të kuzhinierit Marko Pier Uajt, në një eveniment special që do të organizohet në “Stadiumin e Dritës”, ku luan ndeshjet Sandërlendi.
Katër lojtarët e “maceve të zeza” do të gatuajnë së bashku një darkë me tre pjata, në krah të shefit të kuzhinës dhe më pas do t’ua shërbejnë atë të ftuarve. Gatimi do të jetë si një garë dhe në fund fituesi do të emërohet si “shef i kuzhinës”.
Emisioni “Kuzhina e ferrit” këtë herë do të spostohet në stadium, ku do të ketë edhe njerëz që do të hyjnë aty me biletë, përveç ekipit të Sandërlendit.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi