Tuna, vasha që tundi skenën tonë!
Faqja 1 e 1
Tuna, vasha që tundi skenën tonë!
Vasha simpatike nga Shkupi, Altuna Sejdiu erdhi si një yll polar në skenën tonë për ta ndriçuar atë përjetësisht. Ajo u ngjit në skenë, e pushtoi atë dhe hyri fuqishëm në mesin e këngëtareve me një ego të fortë, qëllim dhe ambicie të mëdha. Duket se këto ambicie, mbase e radhisin në artisten e këngës, duke e bërë dhe një vashë me stil të veçantë. Tuna di çka do nga vetja dhe synimet e saja.
Tuna ka një pamje dhe stil të veçantë dhe kjo e bën një primadonë të skenës sonë. Origjinaliteti i saj është imponues, kurse zëri i saj kumbues. Edhe lëvizjet në skenë janë art me vete, kurse, ekstravaganca, e theksuar i shërben si një sharmë dhe vello e bardhe e famës dhe krenarisë.
Tuna, sikur keni hyrë befas, por shumë furishëm në jetën muzikore. Afirmimi juaj ka qenë i menjëhershëm dhe triumfues?
Kush iu ka dhënë shtytje, fuqi: talenti, puna apo që të dyja së bashku?
Personalisht mendoj se për një fillim të fuqishëm nevojitet talent apo ai X faktori që e posedon një artist. Po ai është vetëm një hyrje, për suksese më të mëdha nevojitet shumë punë dhe kultivim i talentit në çdo aspekt.
Vendi prej nga vini ju (Shkupi), tashmë është bërë vatër e këngëtareve të shquara. Duket paksa paradoksale, por disi, kishte paragjykime se, si ka mundësi që, pikërisht nga ai mjedis (fanatik), të dalë Tuna, Big Mama, Leonora Poloska, Miranda Hashani etj. Si e komentoni ju këtë fenomen?
Pikërisht vendet e këtilla shumë herë prodhojnë persona apo artistë që i luftojnë këto fenomene. Për mua personalisht nuk ka luajtur shumë roli i shoqërisë sa ka luajtur edukimi im jopatriarkal i prindërve të mi...
Shkupi, tash është qendër, ku këngëtarët i realizojnë videoklipet e tyre, pse ndodh kjo, punohet atje më mirë, apo më lirë, ku është arsyeja?
Sipas mendimit tim, arsyeja është te kreativiteti dhe kualiteti i produksioneve maqedonase. Çdo herë këngëtarët e Maqedonisë kanë realizuar klipe më të mirë dhe këngëtarët nga Kosova dhe Shqipëria e ndjekin këtë trend.
Ju shquheni për veshjen dhe për konsekuencën e punës. Nuk jeni këngëtare që nxitoni dhe dilni dosido. Kam përshtypjen se çdo këngë e juaja kërkon sakrificë dhe shumë mund (arti është i vështirë)?
Faleminderit për komplimentet. Tuna në skenë e reflekton vetëm veten ashtu si është. Artin ose e ke ose je fals. Jam perfeksioniste nga natyra ndoshta është edhe arsyeja që çdo herë bashkëpunoj me njerëz inovativ dhe kreativ. Kisha shtuar se sot në skenën tonë mungojnë këngëtarët origjinale dhe artistët. Arti nuk është i vështirë deri sa dini çka doni dhe ku doni të mbërrini.
Ars longa, Vita breves (arti është i gjatë, jeta është e shkurtër), thonë latinët e vjetër. Pra, fjalët ikin, veprat mbesin. Ju keni lënë vepra të realizuara, ndonëse jo në numër të madh.
Nuk nxitoj gjithçka të plasoj në treg, si edhe vet e cekët më lart, origjinaliteti im është aduti im më i fortë. Nuk është lehtë, sot, të bëni diçka kualitet në këtë konkurrencë. Por, deri tani jam shumë e lumtur që kam marrë pjesë në revolucionin e muzikës shqiptare moderne. T’jua kujtoj se jam një ndër këngëtaret e para që ka lansuar klip profesional dhe një ndër këngëtaret që i ka fituar çmimet më të larta nëpër festivalet të trojeve shqiptare.
Te cilësia është edhe sasia, kurse te sasia nuk është cilësia. Duket se ju i kushtoni shumë rëndësi cilësisë, kurse sasia vjen vet?
Pikërisht kjo është motoja ime. Sasinë e lë çdo herë ta vlerësojë publiku im dhe personat kompetent në këtë lëmi.
Rëndësi të veçantë i kushtoni edhe teksteve, veshjes dhe lëvizjeve në skenë, tipare këto që e bëjnë komplete një këngëtare të vërtet?
Mundohem që çdo gjë që del nga unë të jetë me vulën e Tunës. Fillimisht nga tekstet deri tek lëvizja ima në skenë asgjë nuk është e rastit. Për këto 10 vite në skenë besoj se moduli im për sukses me ekipin tim që bashkëpunojmë funksionon.
Në skenë dukeni aristokratike dhe mjaft e përmbajtur. Keni lëvizje skenike (artistike), mos keni mbaruar ndonjë shkollë paraprake baleti, apo aktrimi?
Faleminderit sërish. Kam mbajtur shumë kurse për vallëzim modern, në ditën e sotme kërcimi në skenë është pjesa e çdo këngëtareje, nisur nga yjet botërore.
Keni mundur të bëheni edhe artiste, i keni të gjitha tiparet?
Nuk pajtohem se dikush mund të behet artist. Ose jeni ose nuk jeni! Unë jam e re dhe e gatshme që të përsosem dhe çdo hapi im i mëtutjeshëm të jetë më i kompletuar. Njeriu mëson dhe përsoset gjatë tërë jetës.
Sa ka rëndësi edukimi muzikor, shkollimi dhe intelekti në fushën tuaj?
Edukimi muzikor natyrisht që ka shumë ndikim, por shkollimi dhe intelekti janë pjesë e çdo profesioni.
Arti iu ka mbërthyer të tërën, por duket se edhe artin e dashurisë nuk e keni harruar. Flitet se jeni ne lidhje me djalin e ambasadorit Reka. Ka diçka të vërtetë, apo janë këto thashetheme, të cilat duhet t’i paguajë çdo VIP?
Jam e lodhur prej thashethemeve që kohët e fundit plasohen nëpër mediet tona. Edhe në këtë rast përgjigja ime është neutrale. Kësaj here mundohem shumë që ta mbroj privatësinë time. Disa gjëra kisha dashur të mbesin si jeta ime private.
Lëvizë mjaft, e ke jetën dinamike dhe, sërish del përpara jeta, me të mirat dhe vështirësitë e veta.
Si duket jeta e një artisteje, duket se rruga juaj nuk është gjithmonë e shtruar me lule?
Çdo artist jeton në botën e tij. Ndoshta për të mbërri tek rruga e shtruar me lule duhet të kalohet shumë herë edhe nëpër thera. Por, dashuria ime për muzikën është një burim i pashtershëm, kështu që jam e gatshme për çdo sakrificë që më del përpara.
Leximi, tashmë është bërë një luks në këtë dyndje kohe. Megjithatë, sikur është bërë një ves (shprehi) e mirë dhe e dobishme për çdo artist, sepse është arsye dhe të dish të flasësh bukur.
Lexoj çdo herë kur më jepet mundësia. Është e vetmja mënyrë ku mund të relaksohem dhe te shkyçëm prej përditshmërisë.
Nuk thuhet kot, pyet mençur, merr përgjigje të mençura. Nuk di sa ishin pyetjet me vend, por përgjigjet meritojnë komplimente.
Kur jemi të komplimentet, si i përjetojnë ato artistët, iu bëjnë mirë ato, apo bëhen të bezdisshme, nganjëherë?
Ushqimi im shpirtëror është duartrokitja dhe komplimentet. Gëzohem në çdo fjalë dhe çdo vërejtje kur bëhet fjala për mua dhe artin tim. Ato na japin kurajë për të vazhduar edhe më fuqishëm realizimin e projekteve të radhës...
Tuna, faleminderit për intervistën dhe dëshirojmë që përherë ta tundësh skenën tonë!
Similar topics
» Valza Bajra - Lshoma Skenen
» Edhe një tjetër Ramosaj në skenën muzikore
» Jonida, vajza që u rrit në skenën e këngës
» DASHURIN TONE
» Ja si maskohet Tuna
» Edhe një tjetër Ramosaj në skenën muzikore
» Jonida, vajza që u rrit në skenën e këngës
» DASHURIN TONE
» Ja si maskohet Tuna
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi